Basha: Vendi në duart e një bande kriminale që rrëmben edhe dëshmitarët...

Basha: Vendi në duart e një bande kriminale që rrëmben edhe dëshmitarët kyç

95
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur për mediat pas ndërprerjes së seancës parlamentare:

Ai ka denoncuar skandali sipas tij më të madh në 27 vjet, “është historia e rrëmbimit të Nezar Seitit njeriu që ka mbajtur shënim sa para janë dhënë për Tahirin dhe Ramën dhe që i cili sipas vetë pohimeve të familjeve të tij ishte bërë gati të kthehej në bashkë të drejtësisë duke i dhënë çështjes së Habiljave zgjidhje vendimtare dhe duke mos i dhënë Ramës alibi për arrestimin e Tahirit dhe duke zënë peshkun e parë të madh.

Por mafia në pushtet e ekstradoi me qëllimin për të mbrojtur kupolën mafioze në pushtet. Sot opozita kërkoi fjalën kur Rama u fsheh si para shqiptarëve në 27 janar. Kërkoi fjalën për ta përballur Ramën me këtë skandal më të madhin në 27 vite. I rëndë është bashkëpunimi i Xhafajt me bandat e drogës, por më i rëndë është ky skandal ku gjykatat, ministria, Interpoli, policia, janë bërë bashkë për ti mbyllur gojën këtij skandali. Vendi është në kthetrat e mafias. Ky nuk është më një parlament por pengesa kryesore për avancimin e shqiptarëve në udhëtimin e  tyre europian

Më 27 janar shqiptarët treguan se kishin vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre. Vendi sot është në duart e një bande kriminale siç është rrëmbimi i dëshmitarit kyç”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY