Ilir Meta po vëzhgon me kujdes Edi Ramën për detin

Ilir Meta po vëzhgon me kujdes Edi Ramën për detin

222
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me marrëveshjen e pritshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kreu i shtetit shqiptar ju është përgjigjur komenteve të qytetarëve në faqen e tij të facebook duke premtuar se do ta ndjekë më vëmëndje procesin.

Meta është ndër ata politikanë shqiptarë që mban marrëdhënie të mira me Athinën zyrtare duke i siguruar vetes një protokoll më të pasur se gjithë zyrtarët e tjerë shqiptarë kur shkon në Athinë.

Postimi i Metës:

Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY