E thotë edhe vetë qeveria: Gjysma e Shqipërisë në nevojë për mbrojtje...

E thotë edhe vetë qeveria: Gjysma e Shqipërisë në nevojë për mbrojtje sociale

181
0
Shares

Një vendim i qeverisë përcakton grupet e pafavorizuara në vend duke përmbledhur të gjitha ato shtresa që sipas qeverisë kanë neovjë për ndihmën e ndërmarrjeve sciale publike.

Më poshtë është edhe lista e këtyre grupeve:

2. Grupet e personave të pafavorizuar kategorizohen në persona në kushte të pafavorshme:

a) përfituesit e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në moshë aktive pune;

b) persona që nuk kanë ndjekur arsimin e detyrueshëm, të cilët janë të rrezikuar të përjashtohen nga tregu i punës dhe përballen me shumë vështirësi për sigurimin e një pune të qëndrueshme dhe që siguron të ardhura ose përfitime të mjaftueshme;

c) të vetëpunësuarit ose punëtorët e fermave familjare në bujqësi, të cilët janë të ekspozuar ndaj një pune të pasigurt e të paqëndrueshme, të cilët, në rast të dështimit të punës individuale apo në familje, rrezikohen të përballen me vështirësi të shumta në integrimin e tyre në tregun e punës;

ç)  personat që jetojnë në zonat rurale që nuk kanë tokë, të cilët ndeshen me vështirësi të shumta në sigurimin e mjeteve të jetesës në mungesë të tokës dhe të aktivitetit bujqësor, pasi mundësitë që ofron tregu i punës për këto kategori janë shumë të kufizuara;

d) të papunët për një periudhë afatgjatë prej të paktën 12 muajsh;

dh) personat deri në 24 vjeç ose personat që kanë mbaruar studimet e arsimit të lartë prej jo më shumë se dy vjetësh dhe nuk kanë filluar një punë;

e) punonjësit migrantë që zhvendosen ose janë zhvendosur brenda vendit;

ë) personat që u përkasin pakicave kombëtare, të cilët kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën amtare dhe të përmirësojnë formimin e tyre profesional apo përvojën në punë, në mënyrë që të rrisin mundësitë për një punësim të qëndrueshëm;

f) çdo kryefamiljar që jeton vetëm ose është beqar, që ka në ngarkim të paktën një fëmijë;

g) persona që i përkasin moshës mbi 50 vjeç;

gj) çdo person që nuk ka përfituar një diplomë të arsimit të mesëm apo një diplomë ekuivalente më të, ose ka dy vjet, pas përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm me kohë të plotë, që nuk ka një punë me pagesë të rregullt apo rrezikon ta humbasë atë;

h) personat që rezultojnë të varur apo ish-të varur nga droga, alkooli apo substanca të tjera psikotrope;

i) personat, të cilët nuk kanë pasur punën e tyre të parë të paguar rregullisht që nga fillimi i vuajtjes së dënimit me heqje lirie, me dënim alternativ apo çdo lloj dënimi tjetër penal;

j) gratë që jetojnë në zonat rurale:

i)ku niveli mesatar i papunësisë e kalon 50% të nivelit mesatar kombëtar për të paktën dy vjet kalendarikë;

ii) ku papunësia e gjinisë femërore është mbi 150% e nivelit mesatar të papunësisë së gjinisë mashkullore për të paktën dy nga tre vjetët e fundit kalendarikë;

l) gratë dhe vajzat viktima/viktima të mundshme të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të dhunës në familje;

m) personat me aftësi të kufizuar;

ll) refugjatët, sipas përcaktimit të ligjit për azilin;

n)azilkërkuesit;

o) personat me mbrojtje plotësuese;

nj)  personat me mbrojtje të përkohshme;

p)anëtarët e familjes së refugjatit;

q) anëtarët e familjes së personit që i është njohur statusi i mbrojtjes plotësuese;

r) personat pa shtetësi;

s) personat e pastrehë;

rr) ish-të burgosurit;

t) personat me identitet të ndryshëm gjinor dhe orientim të ndryshëm seksual.

3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY