Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ERL MURATI/Pakti detar, të besojmë ERT-në apo ERTV-në?

31/01/2018
ERL MURATI/Pakti detar, të besojmë ERT-në apo ERTV-në?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga dy pikat kryesore të rrëzimit të paktit të kufijve detarë me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, ka qenë mungesa e plotfuqishmërisë – thënë ndryshe: autorizimit që presidenti i Republikës u jep negociatorëve të qeverisë për të lidhur marrëveshje me shtete të tjera.

Nuk dihet nëse negociatorët e MPJ e kanë marrë këtë dokument nga presidenti Meta, por nëse kanë dështuar ta bëjnë këtë, pakti i ri detar është lehtësisht i rrëzueshëm në gjykatë.

Ky detaj në dukje teknik, nuk është e vetmja pikë e errët e marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Greqi.

“Bomba” që plasi Nikos Kotzias në televizionin grek “ERT” kur tha se “Shqipëria pranoi që ne ta shtyjmë kufirin detar në 12 milje” ndeshi në reagime të padëshifrueshme në Tiranë.

Këto reagime, në vend se të bënin transparencë e të davarisnin dyshimet, i shtuan ato.

Sot, është ende e paqartë nëse kemi apo jo një marrëveshje, pra nëse palët kanë rëndë dakord mbi një dokument, janë në fazë negociatash apo ende nuk i kanë nisur ato.

Kryeministri Rama shkruajti: “hesapet e 70 viteve me fqinjin, dimë t’i mbyllim me mirëkuptim në interes të shqiptarëve”. Pra, kreu i qeverisë nënkuptoi se marrëveshja në mos është mbyllur, po mbyllet dhe pritet vetëm “të shkruhet e zeza mbi të bardhë”, siç tha ai.

Por, ministria e Jashtme bëri një deklaratë të ndryshme.

Ministri Bushati përmendi respektimin e Konventës për të Drejtën e Detit dhe tha shprehimisht: “ky qëndrim është pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje”.

Ditmir Bushati foli në kohën e ardhme “do të negociojmë”, Edi Rama tha “dimë t’i mbyllim”, greku Kotzias e bëri punë të mbaruar.

Cili i afrohet më shumë të vërtetës nga këto 3 qëndrime?

Tjetër. Edi Rama i etiketoi sot të interesuarit për çështjen “patriotë me çizme dhe çamëristë…”.

Zoti më faltë, po unë nuk e imagjinoj dot kryeministrin Cipras që, në përpjekje për të ulur vrullin nacionalist në Greqi të shkruajë, “patriotë me çizme dhe vorio-epiristë…”.

Çamëria është një plagë shumë e madhe në historinë e Shqipërisë për t’u tallur me të. Çamët janë masakruar ndër vite dhe kanë vuajtur mjaft në të dy anët e kufirit, ndaj kryeministri i tyre mund t’ua kursejë termin përbuzës “çamëristë”.

Në vitin 2009, kur “Gazeta Shqiptare” zbuloi paktin detar, ne shkruam në faqen e parë, me gërma kapitale, të kuqe, titullin: Berisha shet Shqipërinë!

Pesë kolegë të mediave të ndryshme më kanë kërkuar sot numrin e telefonit të Myslim Pashajt. Koloneli u bë personazh publik pasi bëri ekspertizën teknike të marrëveshjes që i “falte” Greqisë mbi 300 kilometra katrorë territor.

Sot, koloneli nuk mund të flasë sepse nuk kemi një dokument që ai ta shqyrtojë, nuk kemi koordinatat t’i analizojë dhe nuk kemi hartat që t’i dekriptojë.

Dakordësinë që është arritur për varrezat e ushtarëve grekë, ne e mësuam nga mediat e vendit fqinj. Vendimin për heqjen e ligjit të luftës apo rishikimin e teksteve të historisë, gjithashtu.

Transparencë e qartësi nuk ka dhe shqiptarët për të mësuar të vërtetën janë të detyruar të ndjekin ERT-në greke, ndërkohë që duhet të kishte mjaftuar të ndiqnin ERTV-në shqiptare.

Imazh i ngjashëm

Tags: Edi RamaERL MURATIertpakti detar ertv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.