Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Shehaj sqaron votën ‘pro’ aeroportit të Vlorës

30/01/2018
VIDEO/ Fjalët që nuk u dëgjuan, Agron Shehaj shpjegon çfarë i tha Erion Braçes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD ka votuar sot pro kontratës së aeroportit të Vlorës në komisionin e Ekonomisë duke dalë jashtë qëndrimit që kishte PD për këtë kontratë.

Por vetëm pak orë më pas ai ka shpejguar se pse kishte votuar pro dhe se si do të jetë vota e tij në Parlament.

Shpjegimi i deputetit Shehaj:

“Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Pasi u ben milionera me shpikje të panevojshme si checkup-i, tani do vjedhin me një aeroport prej 100 milion, pavarsisht se turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme.

Vota ime ishte Pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive.
Ju kerkoj ndjesë të gjithë qytetareve të Vlorës dhe demokratëve që mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim. I siguroj se vota ime në seancë plenare do të jetë kundër kësaj aferë korruptive.

Jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.

Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.

Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore loë-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)

Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja.

Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve”.

 

Tags: aeroporti i vloresAGRON SHEHAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.