Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot fondin e parave për partitë politike për vitin 2018. Pjesën e luanit në këtë fond e ka marrë Partia Socialiste, pas as ajo Demokratike dhe LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet: “Për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, për vitin 2018”.
KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekë, partive si më poshtë:
1) Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë
2) Partia Demokratike, 51.808.975 lekë
3) Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë
4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë
5) Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë
6) Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë
KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme të vendimmarrjes për projektvendimin, “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2018”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/