EMRI/ Gramsh, nëna ushtron dhunë ndaj fëmijëve, bën për në spital djalin...

EMRI/ Gramsh, nëna ushtron dhunë ndaj fëmijëve, bën për në spital djalin 14-vjeçar

132
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të Gentjana Abazi, 41 vjeçe banuese në fshatin Snosëm Gramsh.

Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit  dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E. M., 18 vjeçe dhe djalit G. A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY