FOTO LAJM/ Në protestën e opozitës edhe Ardit Gjoklaj, portreti i viktimës...

FOTO LAJM/ Në protestën e opozitës edhe Ardit Gjoklaj, portreti i viktimës 17-vjeçare hapet para bashkisë së Tiranës

188
0
Shares

Portreti gjigant i 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës, është simboli i viktimës nga mafia e plehrave! Kështu shprehen qytetarët që do të protestojnë sot para Kryeministrisë, të cilët kanë hapur fotografinë e tij para bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ndërkohë që në duar mbanin disa pranga.

Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt. Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, ndërsa dyshohet se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndikuar për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!

Veliaj u fotografua disa ditë pas ngjarjes me ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, i cili kishte në dorë çështjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY