Historia e 30 vjecarit nga Himara: Mami më bën magji në restorant

Historia e 30 vjecarit nga Himara: Mami më bën magji në restorant

506
0
Shares

Vasil Joshi është në 30-vjeçar nga Himara ka treguar një histori gati të pabesueshme të raportit të tij me prindërit. I riu ka folur për JOQ.al duke dhënë detaje të cilat ngjajnë të pabesueshme në lidhje me të atin dhe nënën e tij.

“Marr shkas t’ju shkruaj pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend. Unë quhem Vasil Joshi. Jam një djalë 30 vjeç, i cili kam përjetuar dhunën në familje, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Aktualisht drejtoj një biznes në Himarë dhe e kam nisur nga minusi. Sot kam arritur dhe ia kam dalë.
Për shkak se biznesi ecën mirë edhe shëndetshëm, babai im prej kohësh donte të më nxirrte jashtë loje, dmth të drejtojë ai biznesin dhe unë të jem si punëtor, por jo si djali i tij. Këtë gjë e kishte shprehur disa herë duke më thënë se do të më nxjerrë jashtë nga toka. Pas një debati me mamin, e cila në moshën 58 vjeçe do të bëhet kuzhiniere dhe ai në moshën 62 vjeç do të drejtojë biznesin, unë insistova që në punë do ecim me staf dhe sipas nevojave të punës”.

Duke treguar për konfliktin e tij me prindërit, Vasili shprehet se i ati e ka qëlluar edhe me hanxhar në dorë gjatë një debati me të ëmën. Si pasojë e prerjes, ka ende shenjat në duar.

30-vjeçari vijon me historinë e tij:

“Debati midis meje dhe babit shumë shpejt degjeneron në dhunë  dhe pas një shtyrje që i bëj, ai merr një hanxhar që e kishim në kuzhinë dhe më qëllon me të në dorë brenda në lokal në dy vende  në bërryl dhe afër kyçit, ku kam shtatë dhe tre të qepura respektivisht. Nuk e çova babin në burg, apo ta zhdëpja në dru, sepse nuk më bën zemra ta qëlloj babain. Po ju shkruaj sepse ai dita ditës vjen me presione, më shan dhe jo më pak se disa ditë më parë, kur u pyet nga një mikesha ime “pse u zure me djalin”, bërtiti dhe tha “duhet t’i kisha hapur kokën”.
Ai rrëfen se nuk ka bërë denoncim, pasi prindërit i dhimbsen, por se nuk mund t’i falë e për më tepër, për të ata prindër “kanë mbaruar”. Vasili shprehet se e ëma mundohet t’i bëjë magji dhe ta kthejë pas, në vend që ta lejë të birin të ecë përpara.

Për mua si prindër mbaruan. Nuk kanë më vlerë. Mamaja mundohet me gjëra edhe sende nëpër ushqim apo krevat të më bëjë magji. Unë dita-ditës kontrolloj lëvizjet e tyre kur vijnë në lokal. U shkruaj sepse e meritojnë këtë gjë. Hedhin poshtë fëmijën e tyre dhe mendojnë për vete. Ky është Andon Joshi, babai im që nuk jam aspak krenar për atë apo mund ta quaj baba. Edhe kjo është Fotin Joshi mamaja, ime që mundohet me magjira ta kthejë djalin, e jo të më lënë të eci përpara”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY