Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfundon takimi aleatëve, Basha: Nesër protestë madhështore dhe paqësore

26/01/2018
Përfundon takimi aleatëve, Basha: Nesër protestë madhështore dhe paqësore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë optimist nga takimi me aleatët parlamentarë në selinë e PD-së. Ai tha se nga informacionet e deri tanishme, mësohet se do të ketë një pjesëmarrje gjigante, rekord në protestën e nesërme të opozitës.

Ai tha se protesta do t’i shërbejë shpalljes së një marrëdhënie të re, ndryshe nga ajo 6 muaj më parë midis pushtetit dhe qytetarëve.

“Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjitha detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit që flasin për një pjesëmarrje gjigande rekord në protestën e nesërme. Sot ka një marrëdhënie të re të ndryshme nga 6 muaj më parë midis pushtetit dhe qytetarëve. Shumica e qytetarëve nuk kanë dyshim se shteti është i kapur nga banditët. Kjo është arsyeja përse nesër në sheshin e protestës do të derdhen me qindra mijëra qytetarë, demokratë, socialistë e të bindjeve të ndryshme në një protestë të madhe popullore, e cila do të shpallë këtë marrëdhënie të re”, deklaroi kreu i PD-së.

Basha theksoi se do të jetë në protestë me familjen e tij dhe se nuk do të ketë luftë por do të jetë një protestë paqësore.

“Ne të gjithë do të jemi në protestë nesër. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë. Shumica e shqiptarëve nuk do të pranojnë më banditë në qeveri, banditët e kanë vendin në burg. Ndaj ejani të gjithë, mos rrini gojëkyçur në shtëpi duke mallkuar. Nesër është dita e bashkimit të madh të shqiptarëve. Nesër është dita e bashkimit te një shumice ndaj pakicës, e cila nuk ka rrugë tjetër veç të largohet e t’i hapë rrugë qeverisë antimafia”, apeloi Basha.

Tags: aletateopozitaprotestetakim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.