Nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D. V. P., Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë sot, Niko K., 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/