Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ministrja e Drejtësisë mbi Gjykatën, “dorëzon” te italianët financierin Habilajve

25/01/2018
FOTO LAJM/ Ja Lolo-ja i Saimir Tahrit që u ankua për vëllanë e Fatmri Xhafajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për surprizën e të gjithëve, Ministria e Drejtësisë ka lejuar sot ekstradimin drejt Italisë të atij që njihet si financier i Habilajve, Nezar Seiti, ndërkohë që për të kishte një masë ndalimi për llogari të Krimeve të Rënda. Me dërgimin në Itali të Nezar Seitit lindi një pikëpyetje e madhe se çfarë interesi mund të kenë tani italianët për të bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare për çështjen Habilaj – Tahiri.

Antimafia italiane rrëmben nga burgu 313 Nezar Seitin, i akuzuar si financiar i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të narkotikeve. Nuk bëhet fjalë për një rrëmbim me forcë, por për një ekstradim ekstra-procedurial, me firmën e ministres së Drejtësisë, që injoron vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin.

Ky i fundit është ekstraduar ditën e enjte drejt Italisë, pa dijeninë e avokatit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Madje si për ironi të fatit, avokati i Seitit ka mësuar për ekstradimin pasi kishte firmosur zgjatjen e afatit te hetimeve për klientin e tij edhe me tre muaj të tjerë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërsa burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda shprehen se nuk janë në dijeni mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg. Zyra e shtypit e ministres së Drejtësisë shprehet se janë respektuar të gjitha procedurat për ekstradimin e Seitit, duke iu referuar një vendimi të dhjetorit të vitit të kaluar të Gjykatës së Tiranës që lejonte ekstradimin e tij.

Por pa dhënë ndonjë përgjigje se si është anashkaluar masa e sigurisë arrest me burg për llogari të krimeve të rënda. Për të njëjtën ngjarje, zyra e shtypit e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme është shprehur se ky institucion nuk kishte asnjë rol në procedurat e ekstradimit të Nezar Seitit.

Ndërsa policia e shtetit shprehte se Nezar Seiti u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë. Ky është një rast i paprecedente, kur një person nën hetim dhe me masë sigurimi arrest me burg nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ekstradohet për llogari të autoriteteve të huaja.

Emri i Nezar Seitit është regjistruar te Krimet e Rënda si i dyshuar bashkëpunëtor në grupin e Habilajve në të njëjtën kohë me emrin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, hetimet për të cilin ende vazhdojnë. Me marrjen në Itali të Nezar Seitit, ku prokuroria e Catanias po e heton së bashku me disa persona identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, natyrshëm lind pyetja: A do të kenë interes italianët të sjellin në Shqipëri informacione të dobishme për llogari të hetimeve shqiptare për dosjen Habilij-Tahiri?! TCH

Tags: ekstradim ItaliNezar Sietaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.