Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thoma Gëllçi flet për tre kompozitorët dhe strukturën e re të TVSH-së

03/02/2017
Thoma Gëllçi flet për tre kompozitorët dhe strukturën e re të TVSH-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nuk kam shkarkuar njeri nga puna. RTSH-ja po i nënshtrohet një strukture të re, ku shkrihen drejtoritë e departamentet dhe krijohen redaksitë. Të tre kompozitorët do kenë detyra të reja, nuk është shkarkim, është ripozicionim”.
Kjo ka qenë deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi, dje për “Gazeta Shqiptare” i pyetur për shkarkimin e tre kompozitorëve të njohur Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi.
Ndërsa anëtarë të Këshillit të Drejtues të RTSH-së thanë në kushte anonimati se një ndër shkaqet e marrjes së këtij vendimi ka qenë dështimi i festivalit të fundit të këngës, i mbajtur në dhjetor dhe fakti që ata gjithë vitin bënin vetëm këtë festival. Vetë Thoma Gëllçi tha se statuti i ri i RTSH-së është miratuar nga parlamenti në muajin dhjetor dhe ka hyrë në fuqi në muajin janar.


Intervista e Thoma Gëllçit



thoma gellciZ. Gëllçi, çfarë ka ndodhur me tre kompozitorët, Zhulali, Kaçinari dhe Saraçi, pse janë shkarkuar ose pushuar nga puna, pse u shkri departamenti i muzikës?
Në fund të dhjetorit 2016-të, në seancën e fundit të parlamentit u miratua statuti i ri i RTSH. Ai ka hyrë në fuqi në datën 15 janar 2017 dhe përcakton strukturën organizative të RTSH-së, të cilën siç thashë, e ka miratuar parlamenti. Me anë të kësaj strukture të re, që është e ndryshme nga ajo e kaluara, shkrihen të gjitha drejtoritë ekzistuese të RTSH-së, nuk ka më drejtori të Radio ‘Tiranës’, nuk ka më drejtori të televizionit, nuk ka më drejtori të satelitit, drejtori të aktualitetit, drejtori të stacioneve e të tjera drejtori që ishin.
Të gjitha njësitë ekzistuese të RTSH-së shkrihen dhe krijohen njësi të reja, që janë tri: Njësia e Programeve, Njësia e Lajmeve dhe Njësia e teknike. Dhe poshtë këtyre krijohen thjesht redaksi, redaksia e Kanalit të Parë, redaksia e Kanalit të Dytë, Redaksia e Kanalit të tretë, redaksia e Kanalit Sportiv etj., që po krijohen.


Ky strukturim i ri, a ka parashikuar vende pune për këta tre emra, pra mbeten pa punë punonjës të RTSH-së?
Domethënë janë shkrirë të gjitha departamentet dhe drejtoritë ekzistuese deri më sot dhe po krijohen të reja. Si e tillë, nuk bën përjashtim as kjo, që ka qenë Departamenti i Krijimtarisë Muzikore. Ne nuk mund të mbajmë një Departament të Krijimtarisë Muzikore, sepse kemi një redaksi të një kanali muzikor dhe kemi edhe redaksi të muzikës në Radio ‘Tirana’ dhe të gjithë këta njerëz që kanë qenë në Departamentin e Krijimtarisë Muzikore, janë propozuar që të kalojnë: njëri si redaktor përgjegjës në Kanalin Muzikor të RTSH-së, tjetri në redaksinë e muzikës në Radio ‘Tirana’ dhe tjetri në redaksinë e muzikës në Kanalin e Parë. Kaq.


Pra, nuk janë shkarkuar ose pushuar nga puna, thjesht është ndryshim i pozicionit?
Jo, asnjë nuk është shkarkuar. Është ndryshim i strukturës dhe i pozicionit. Ne nuk kemi në strukturë kompozitorë, ne kemi në strukturë redaktorë dhe kryeredaktorë. Ne nuk bëjmë kompozime, ne kemi redaksi muzike, kemi një kanal muzikor – RTSH muzikë, kemi emisione muzikore në radio.


Z. Gëllçi, ka pasur debate në parlament për këtë çështje, si u përgjigjeni?
Debati për mua është i stisur dhe i pambështetur fare në asnjë lloj fakti dhe argumenti. Ata që diskutojnë në parlament, ata e kanë miratuar këtë strukturë, struktura e re ka në bazë largimin e strukturës së vjetër organizative me drejtori, shefa dhe departamente, sepse ishte 80 për qind forca jokrijuese e 20 për qind forca krijuese dhe synohet të kthehet në të kundërtën dhe ndërtimin e një strukture me forca krijuese e redaksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.