ARSYEJA/ Itali, e lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë, shqiptarja...

ARSYEJA/ Itali, e lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë, shqiptarja alarmon gjykatën: Do digjem!

159
0
Shares

Momente frike paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Spezia-s të Italisë, ku një grua shqiptare u shfaq e lyer me benzinë dhe me një çakmak në dorë duke kërcënuar se do vetëdigjej. Sipas raportimeve të medieve lokale, gjykata kishte vendosur që gruaja të dëbohej nga banesa e marrë me qira. Masë që kjo që sipas legjislacionit italian jepet nga gjykata me kërkesën e pronarit në rastet kur qiradhënësi rezulton debitor. Ndërhyrja e disa efektivëve të policisë gjyqësore shmangi tragjedinë.

Në katin e parë të gjykatës, gruaja shqiptare, nënë e tre fëmijëve, spërkati benzinën në trup e më pas hyri në sallën e avokatëve. Disa prej këtyre të fundit lajmëruan agjentë të policisë gjyqësore, ndërsa të tjerë folën me shqiptaren duke u mundur ta bënin të arsyetonte.

Pasi u ndalua nga efektivët, shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një trajtimi të detyrueshëm mjekësor, raportojnë mediat lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY