Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & EMRA/ Prova të reja për anëtarët e KLP e KLGJ – Të dënuar, ish-sigurimsa dhe kopjacë

23/01/2018
Në 7 dhjetor hidhet shorti për anëtarët e KED-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike paraqiti prova të reja për kandidaturat e pëzgjedhura me short një ditë më parë për anëtarë të KLGJ dhe KLP, që sipas saj janë në kundërshtim me ligjin e në shkelje të rekomandimeve të ONM

Gazmend Bardhi tha se mazhoranca ka përfshirë në short dhe potencialisht ka emëruar kandidatë që deligjitimojnë të gjithë funksionionimin e KLGJ dhe KLP.

Gazmend Bardhi: Jo vetëm që një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të KLGJ dhe KLP nuk përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër bëjnë të pavlefshme listën që i është dërguar Kuvendit për votim.

-Kandati i përzgjedhur nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ, Altin Hazizaj, ka bërë deklarim të rremë për dëshminë e penalitetit. Është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Kjo përbën pengesë për emërimin e një kandidati në KLGJ. Prokuroria ka konkluduar se Hazizaj përfshihet në fushën e ligjit për dekriminalizimin. Ai duhet të ishte skualifikuar nga gara që në fazën e parë të procesit.

– Kandidati i përzgjedhur nga radhët e Avokatisë për anëtar të KLGJ, Sokol Lamaj, nuk ka paguar detyrimet tatimore (PDF) por është subjekt i masave administrative.

 -Kandidati i përzgjedhur nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ, Ilir Panda. Sipas opinionit të dhënë nga ONM me 25 tetor 2017 ka konstatuar se ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën.

– Kandidati i përzgjedhur nga trupa e avokatëve për anëtar të KLP, Kozma Jano. Ligji parashikon që kandidatët nuk duhet të kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit tëe Shtetit. Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sugurimit të Shtetit me pseudonimin ‘telefoni”.Gjithashtu Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje.

– Kandidati i përzgjedhur nga Shoqëria Civile për anëtar të KLP, Alfred Balla. ONM ka konstatuar se ky kanddat nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në 5 vitet e fundit  në shoqërinë civile. Po ashtu platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër i skualifikuar më parë.

Dokumentat për paligjshmërinë e kandidatëve të PS për KLGJ/KLP, sipas PD

Foto Kozma Jano spiun 1 dhe 2 provojnë së kandidati për anëtar KLP ka qene bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit.

Ne vetëdeklarimin per lidhje me ish sigurimn, ka deklaruar “jo”.

-Është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 ga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë. Është bashkëpunëtor (informator) i Sigurimit. Katela model 2 e tregon këtë.

-Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni “Mezini”, i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar (vendimi bashkëlidhur)

Foto Kozma Jano komunist fakton kandidimin ne 2011 per partine Komuniste ne Lushnjë.

Altin Hazizaj i denuar eshte dokumenti i  Prokurorisë së Përgjithshme, që provon se kanddiati per KLGJ/KLP eshte denuar dy herë.

Blloku i fotove në PDF ka këtë renditje:

1.      Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.

2.      Deklarimi I ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.

3.      Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.

 

Tags: kandidatetKLGJKLP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.