EMRI/ Athinë, shqiptari hidhet nga hoteli, i gjendet një çantë e mbushur...

EMRI/ Athinë, shqiptari hidhet nga hoteli, i gjendet një çantë e mbushur me para

238
0
Shares

Një shqiptar mendohet se është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Athinë, njoftojnë mediat greke. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një hotel në qendër të Athinës në sheshin Omonia me protagonist një shqiptar 42­vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte hyre mbrëmë në hotel, por nuk ishte klient, nuk kishte marrë asnjë dhomë. Pavarësisht pyetjes se recepsionit ai mundi të ngjitej në katin e pestë dhe u hodh. Shqiptari,  i cili nuk ishte qiramarrësi i hotelit, arriti në ndërtesën e vendosur në rrugën 7, Marika Kotopouli rreth orës 22.00 në mbrëmje. Ai u transportua me ambulance ne spital, ndërkohë që po vijojnë e hetimet.

Viktimës i është gjetur një fotokopje pasaporte me vete. Ai është identifikuar si Emiljano Desaj, 42 vjeç me origjinë nga Skrapari. Thuhet se atij iu gjet një çantë e mbushur me para, por pritet ende një deklarate zyrtare nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY