FOTO GALERI/ Djega e nënë e bir, shoqërohen bashkëshortja dhe kunata, një...

FOTO GALERI/ Djega e nënë e bir, shoqërohen bashkëshortja dhe kunata, një tjetër në kërkim

120
0
Shares

Shoqërohen pesë persona për ngjarjen  e djeshme në Vlorë, ku nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se mes të shoqëruarve është edhe bashkëshortja dhe kunata e viktimës. Ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, banor i zonës, i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Selkie dhe Novruz (Olsi) Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç u gjetën dje të karbonizuar në banesën e tyre në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ndërkohë që në trupat e tyre u evidentuan edhe shenja dhune. Ata do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Nga dyshimet e para u tha se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru, ndërsa më vonë pas këqyrjes së trupave të viktimave ku u vu re se ndaj tyre ishte ushtruar dhunë, policia thelloi hetimet. Për këtë ngjarje të rëndë është shoqëruar në polici edhe kunata e viktimës, pas një konflikt që ka pasur mes tyre për një shumë lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i saj që aktualisht ndodhet në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY