Nga strukturat e DVP., Shkodër , u bë sot ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të shtetasit Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e shtetases Suela Sula. Ngjarja ka ndodhur në datën 18. 04. 2016 në Shkodër, ku në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula. Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhënie familjare, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal
Për ngjarjen e rreth dy vjetëve më parë në Melgushë të Shkodrës, ku Suela Sula u gjet e vdekur në tualetin e biznesit të saj, dyshohet se ajo është mbytur me duar nga i shoqi, i cili më pas ka tentuar që ta inskenojë ngjarjen si vetëvrasje. Sipas burimeve, dyshohet se viktima dhe bashkëshorti i saj kishin konflikte dhe zënka të vazhdueshme kohët e fundit. Sadetini dhe Suela kanë pasur probleme në marrëdhënien e tyre në çift, gjë e cila mendohet se ka çuar në krimin e rëndë brenda familjes. Debatet e vazhdueshme për shkak të xhelozisë dyshohet të kenë precipituar deri aty sa burri ka mbytur të shoqen. Çifti Sula kanë së bashkë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, të tre minorenë.
Suela, gruaja nga Shkodra që u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë nga i shoqi kishte shkruar një letër ku rrëfente vuajtjet e kaluara. “Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”. Letra është gjetur në tualet ku edhe ajo dha shpirt. Por Sadedini mohoi që ajo letër të ishte shkruar nga Suela.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/