Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANDI BUSHATI/ Ku gaboi Blushi me dorëheqjen

20/01/2018
Analiza e Bushatit: Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar kundërshtarët e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dorëheqja e Ben Blushit nga kryesimi i LIBRA-s është pa dyshim një lajm i keq. Një trishtim, pezëm dhe demoralizim për ata që kanë besuar apo vazhdojnë të kenë gjithnjë e më pak shpresë, se në këtë vend mund të lindë diçka e re, përtej profilit të grabitësit qesharak të Edi Ramës dhe atij të hajdutit harbut të Sali Berishës.

Largimi plot nerv i Blushit, që është vijim i asaj që ndodhi në zgjedhjet e shkuara, na tregon edhe njëherë se ne shkojmë në votime për të mos ndryshuar asgjë. Se ne e kemi të vështirë të rrëzojmë nga pushteti, ata që na vjedhin me koncesionet, me lojërat e fatit, me grataçielat e dhuruara dhe taksat e zvogëluara për oligarkët.

Se ne vazhdojmë të mbyllim sytë përpara politikanëve që kanabizuan vendin dhe që na gënjyen me shëndetësinë falas.

Largimi i tij tregon gjithashtu se edhe kur duam të ndryshojmë, nuk shkojmë dot përtej krahasimit mes këtyre të mësipërmve me ata të tjerët që bënë Gërdecin, 21 janarin, vjedhjen e votave të Tiranës.

Pra se shkurt, ne zgjedhim për të mos zgjedhur pasi, në fund të fundit, investohemi të përjetësojmë të njëjtin model.

Fillimisht disidenca e Ben Blushit në PS, angazhimi i tij për t’i “folur shoferit”, ngritja e zërit për zbatimin e rregullave, lufta për të pasur minimalisht garë dhe për demokracinë e brendshme dhe më pas tregimi me gisht i humnerës ku po gremisej Rilindja, ngjallën shpresën e thyerjes së kësaj tradite.

Kjo shpresë u bë më e madhe kur zëri i një njeriu të vetëm u shndërrua në një institucion, që i mbushur me djem e vajza të reja, krejtësisht të pabaltosur nga politika e deri tanishme, synoi të krijonte një lëvizje kundër monopolit të të dy të mëdhenjve.

Kështu lindi aventura eksituese e Libra-s, me emër po aq simpatik sa edhe idetë, që nuk pranoi të futet në asnjë koalicion, që nuk u financua nga asnjëri prej oligarkëve të mëdhenj, që nuk shfaqi dot një spot në ekranet kombëtare, që nuk përdori asnjë të fortë për të vjedhur vota, që nuk pati asnjë komisioner për t’i ruajtur ato.

Në fund, megjithëse nuk futi dot asnjë deputet, ajo mblodhi plot 20 mijë vota, aq sa nuk arritën t’i bëjnë kurrë të gjithë partitë e reja, që nga 99-shat e Erion Velisë e deri tek presidencialët e Bamir Topit.

Për disa kjo flurudhë disa mujore është një histori e vërtetë suksesi. Në aq pak kohë ajo arriti të bëhet partia e pestë e vendit. Ajo tregoi gjithashtu se në Shqipëri, po rritet me shpejtësi një masë kritike qytetarësh që janë të gatshëm ta tejkalojnë polaritetin e dy gërmadhave në degradim e sipër.

Por, si në historinë e gotës që mund t’a shohësh gjysmë bosh, aventura e LIBRA-s, mund të konsiderohet gjithashtu një dështim. Fati që ajo nuk arriti të përfaqësohet në kuvend, fakti që 20 mijë votuesit e saj janë, qoftë shumë më pak se ata të PD e PS-së, qoftë shumë më pak edhe sesa abstenuesit, fakti se vendet e aspiruara në parlament i zunë sërish, ose të fortë, ose anonimë, përbën padyshim një zhgënjim.

Mes të zhgënjyerve të kësaj aventure u radhit sot edhe nismëtari i saj, Ben Blushi, duke shpallur njëkohësisht edhe dorëheqjen edhe largimin nga politika.

Si dikush që në 25 qershor u ktheva gati pas një dekade e gjysmë në kutinë e votimit, për të përkrahur me votë këtë nisëm te re edhe unë ashtu sikurse Blushi nuk ndihem mirë që në këtë parlament, në vend të cilitdo prej rishtarëve të LIBRA-s, arritën të hyjnë sërish kriminelë, dordolecë të përzgjedhur nga kryetarët dhe njerëz shpeshherë anonimë e pa asnjë kontribut në debatin publik.

Por, ndryshe nga Blushi, unë bëj pjesë tek ata që nuk i kërkojnë rrënjët e këtij dështimi në popull. Jo, unë nuk besoj se ne kemi të tërë vesin e rendjes pas më të fortit, nënçmimin ndaj të ardhmes, përbuzjen ndaj të resë dhe zhvlerësimin ndaj të drejtës që mbetet gjithnjë më e dobët.

Analiza e mos triumfit të një modeli të ri është më e thellë dhe më komplekse. Ai nuk duhet kërkuar thjeshtë tek votuesit. Por tek ata “trupa të ndërmjetëm” që janë vendosur si një tavan i xhamtë mes një klase politike të korruptuar dhe një elektorati të çoroditur.

“Faji” se përse Libra (ose edhe të ngjashme me të) nuk hyri në parlament, nuk duhet kërkuar tek njerëzit. Por tek një kastë e përbërë nga mediat e regjimit që duan dëshpërimisht status quo-në, nga biznesmenë të mëdhenj një ndihen më rehat me politikanët që tashmë i kanë korruptuar, me shoqërinë civile që është kapur dhe atrofizuar, me individët me impakt publik që janë zhveshur tashmë nga çdo aspiratë.

Është pikërisht mungesa ose pasiviteti i kësaj elite që e bën të pamundur që një demokraci të funksionojë realisht. Dhe në një demokraci që nuk funksionon, zgjedhjet janë thjesht një farsë.

Pikërisht kjo kastë u vendos si një digë mes LIBRA-s dhe elektoratit.

Asnjë nga mediat e mëdha, megjithëse i dhanë kohë Blushit, nuk e mbështeti frymën apo idetë e kësaj partie. Asnjë nga biznesmenët e mëdhenj, megjithëse mund të shtireshin miqësorë, nuk e financoi atë. Pothuajse asnjë aktivist i shoqërisë apo gazetar me emër nuk ngriti zërin, kur pushteti përdori kriminelë të sapo dalë nga burgu për të njollosur imazhin e kreut të LIBRA-s.

Është pra kjo shtresë e vogël në numër, por dominante në shoqëri, që ishte kundër saj.

Prandaj, unë, ndryshe nga Blushi, mendoj se ne nuk kemi një popull për të ndryshuar, por një kastë për të rrëzuar.

Prandaj unë mendoj se Libra dhe librat që mund të pasojnë nuk janë të dënuara të dështojnë. 20 mijë votat e mbledhura në 7 muaj janë prova më e qartë se nuk jemi larg krijimit të një mase kritike e cila do ta demaskojmë gjithnjë e më shumë këtë elitë që i pengon shqiptarët të votojnë lirisht. Ata janë aty. Duhen kërkuar vetëm rrugët për t’i bërë bashkë. /Lapsi.al/

Tags: Andi BushatiBen Blushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.