Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bashkia: Po ndërtojmë parkim nëntokësor. Por ja cfarë po ndërton në fakt

18/01/2018
Bashkia: Po ndërtojmë parkim nëntokësor. Por ja cfarë po ndërton në fakt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërtuesit e kullës te 7 xhuxhat në qendër të Tiranës, vetëm 300 metra nga zyra  e kryeministrit, janë tre nga oligarkët e mëdhenj, njerëz shumë të afërt të Kryeministrit Edi Rama: 35 për qind të ndërtimit do të jenë në pronësi të Samir Manes, 35 për qind në pronësi të Shefqet Kastratit dhe 30 për qind pronësi të Nikolin Jakës.

I gjithë projekti është hartuar dhe miratuar në mënyrë klienteliste dhe pa asnjë transparencë. Mbi të gjithë, për projektin nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike, sikurse e kërkojnë një sërë ligjesh të vendit dhe Konventa Aarhus ku bën pjesë edhe Shqipëria, shkruan exit.al.

Informimi dhe pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje është detyrim që buron edhe nga Ligji për Qeverisjen vendore, i cili përcakton në nenin 16 se:

Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.

Përtej konsideratave urbanistike dhe të mirëqeverisjes, shkeljet ligjore për këtë projekt janë të mjaftueshme për të filluar hetime penale për të gjithë funksionarët e përfshirë në përgatitjen dhe miratimin e projektit përfshi Kryebashkiakun Veliaj.

Por në vend të denoncimit dhe kërkesës së llogarisë ndaj tij, të gjitha mediat e vendit po fshehin të vërtetën dhe po i bëjnë reklamë Erion Veliajt, shkruhet në artikullin që kjo media online i kushton ndërtimit të kullës më të lartë në vend.

Ky projekt u miratua në heshtje dhe fshehtësi të plotë nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017. Sipas vendimit të publikuar në media, kulla e quajtur Doëntoën Albania do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri.

Sikurse përshkruhet në vendim:

Lartësia e kullës arrin 133,8 m dhe do spikasë në siluetin e qytetit. Kati perdhe përbëhet prej hapesirës komerciale dhe hyrjeve të veçuara për zyrat dhe banimin. Zyrat do të kenë hyrje të shoqeruar me holl pritës nga Bulevardi “Bajram Curri”. Banesat do të kenë hyrje të shoqëruar me holl pritës nga ana veri-lindore e objektit. Kulla do të ketë funksione të ndara në vertikalitet i quajtur ndryshe “Burger”

Kjo shpërndarje funksionon duke patur funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2 912 m2 të kateve të para do shërbejnë si hapësira komerciale. Në katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambjentet e zyrave me një sipërfaqe prej 21 840 m2. Në katet e sipërme për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës jane pozicionuar banimet me një siperfaqe rreth 26 208 m2.

Parkimi do të jetë nëntokësor dhe me akses nga Bulevardi Bajram Curri, i cili do të mbulojë rreth 394 vende parkimi.

Dy ditët e fundit të gjitha mediat e vendit kanë përcjellë “njoftimin” se Bashkia Tiranë do të rindërtojë këndin e lojrave “7 Xhuxhat” dhe do të ndërtojë aty një parkim nëntokësor. Lajmi përshkohej nga notat lëvduese për këtë “projekt” dhe shoqërohej me të njejtat imazhe të skicave kompjuterike të këndit të ri dhe parkimit. Lajmi është shpërndarë nga zyra e Kryebashkiakut Veliaj dhe është një copë propagande për të fshehur një  ndërtim të ri që do të betonizojë një nga hapësirat e fundit publike të pabetonizuara në Tiranë.

Tags: 7 xhuxhatbashkia e tiraneskulla me e larte ne tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.