Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHIFRAT/ Ja sa paguhen liderët më të fuqishëm në botë!

18/01/2018
SHIFRAT/ Ja sa paguhen  liderët më të fuqishëm në botë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të drejtosh shtete të mëdha siç janë Amerika, Rusia, Gjermania, Kanada, Kina sigurisht që është punë e madhe, punë edhe që shpërblehet shumë. Ata vendosin për fatet e vendit të tyre, por edhe të botës, por kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore, nuk të falin. Megjithatë ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin këto vende nuk marrin asnjë cent nga shteti në këtë anë, transmeton gazetametro.net

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij apo kryetarët e shteteve të tjera në botë, ka hequr dorë nga çdo vlerë monetare.

Më poshtë ju sjellim shifrat e 5 nga liderët më të fuqishëm botërorë…

Angela Merkel, asnjë nuk fiton më shumë se ajo në Europë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, çdo vit përfiton 240.000 dollarë. Sipas revistës “Forbes”, e cila ka përpiluar renditjen e rrogave, Merkel është gruaja më e pushtetshme në botë. Asnjë nuk fiton më shumë se ajo. Presidenti francez merr 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministri britanik, 178 mijë. Në Itali, poltrona e pallatit “Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit.

Obama dhe presidentët e tjerë amerikanë: 3.2 mln $ në 8 vjet

Presidentët amerikanë kanë të drejtë të përfitojnë një rogë prej 400 mijë dollarësh në vit. Këtë shumë ka fituar Barack Obama një vit, gjatë tetë të tillëve në mandatin e tij të dyfishtë. Në total, bëjnë 3.2 milionë. Në ditë, bëjnë 1.095 dollarë.

Justin Trudeau, të drejtosh Kanadanë vlen 262 mijë dollarë

I dyti pas presidentit amerikan sa i takon rrogës, është kryeministri kanadez, Justin Trudeau (45 vjeç, shumë sportiv), i cili fiton në vit 262 mijë dollarë, rreth dyfishin e asaj që merr një parlamentar kanadez.

Putin humbet me këmbimin

Kriza ekonomike e Rusisë me sanksionet e pësuara për shkak të konfliktit ukrainas, nuk i kanë bërë mirë qarkullimit të rublës (leku rus). Kështu, edhe xhepat e presidentit Vladimir Putin e kanë ndier: nëse në 2014-ën, ka fituar 7.7 milionë rubla (193.000 dollarë), në vitin 2015 rroga është rritur me valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por llogaria në dollarë shkon vetëm 137 mijë. Për të, gjithsesi janë ndonjë shishe shampanjë më pak.

Kina është pranë, por shumë larg sa i takon rrogave

Presidenti i Republikës Popullore kineze, Xi Jinping, përfiton një rrogë prej 22 mijë dollarësh në muaj, saktësisht sa marrin 22 anëtarët e Komitetit në zyrën politike të Partisë Komuniste Kineze. Sigurisht, për të drejtuar ekonominë e dytë në botë dhe 1.4 miliardë njerëz, është pak. Para së gjithash nëse krahasohet me shefin ekzekutiv që drejton Hong Kongun, ish-koloninë britanike, tashmë nën urdhrat kineze: 545 mijë dollarë në vit, thuajse 25 herë më shumë.

Tags: lideret boterorepagat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.