“Në rokadën mes Tahirit dhe Xhafajt, ka ndryshuar vetëm lloji i drogës...

“Në rokadën mes Tahirit dhe Xhafajt, ka ndryshuar vetëm lloji i drogës që trafikohet nën mbrojtjen e qeverisë”

97
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pengesës së fundit për integrimin europian të vendit, Edi Ramës.  Në një takim me aktivin e degës 7 të Tiranës, kreu i opozitës përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatave, që Edi Rama nuk po e përmbush. “Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Edi Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Sajmir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet ‘Eskobari i Ballkanit’, i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj. Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se nën drejtimin e Edi Ramës, policia është shndërruar në një organizatë kriminalë, e cila në vend të luftojë për sigurinë e qytetarëve, është bërë pjesë e klaneve mafioze të krimit të organizuar. Kreu i opozitës theksoi se në rokadën mes Tahirit dhe Xhafajt, ka ndryshuar vetëm lloji i drogës që trafikohet nën mbrojtjen e qeverisë. “Europa ia ka bërë të qartë, se pa luftuar drogën, nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri në Europë. Ndërsa Edi Rama me Fatmir Xhafën, tallen dhe zëvendësojnë klanin e Habilajve me klanin e Agron Xhafajt. Me Edi Ramën, policia dhe krerët e policisë janë kthyer në trafikantë dhe shitës kokaine”, theksoi kreu i opozitës.

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t’i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pa kapur nga qeveria. “Bashkohemi aty sepse aty zëri i gjithsecilit kumbon dhjetëfish më shumë. Martin Luther King thotë: Mund të mos jesh përgjegjës për gjendjen për të cilën ndodhesh, por bëhesh bashkëpërgjegjës në qofë se nuk reagon, ndaj ne do të çohemi, do të reagojmë me zë të lartë, do të bashkohemi, do të marshojmë për vlerat tona europiane,  tha Basha, ku shtoi se, 27 Janari është vetëm fillimi i betejës së Aleancës së Shumicës kundër Aleancës së Krimit. Rruga për t’i thënë JO, aleancës në pushtet, rruga për t’i thënë ndal të keqes fillon më 27 janar, por nuk ndalon derisa ta mposhtim”, u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY