EKSKLUZIVE & LISTA/ Pezullohet aktiviteti minerar në Zonën D të Bulqizës, ja...

EKSKLUZIVE & LISTA/ Pezullohet aktiviteti minerar në Zonën D të Bulqizës, ja 11 subjektet që ju ndalohet hyrja dhe puna

450
0
Shares

Pezullohet aktiviteti minerar në Zonën D të Bulqizës. Pezullimi i këtij aktiviteti bëhet i ditur pas një shkrese pezullimi të datës 09. 01. 2018, firmosur nga Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së Adrian Bylyku. Jo vetëm kaq por ai nëpërmjet shkresës zyrtare bënë të ditur edhe listën prej 11 subjekteve të cilave ju pezullohet aktiviteti minerar në këtë zonë. Drejtori i AKBN-së, i referohet në këtë pezullim Ligjit “Minerar” nr. 10304, si dhe VKM-së nr. 726, datë 02. 09.2015, dhe Urdhrit të Ministrit nr. 86, datë, 22. 02. 2016.

Sipas kësaj shkrese, pezullimi vazhdon deri sa të bëhen rrugë kalimet e reja për transport mjetesh, njerëzish dhe materialesh, si dhe sheshet e reja të depozitimeve.

“Në zbatim të Ligjit ‘Minerar’ nr. 10304, neni 46 pika 2, urdhëron pezullim të menjëhershëm të aktivitetit minerar dhe të drejtës së kalimit të subjekteve të poshtëshënuara në segmentin e rrugëve të rrezikshme të cituara në Urdhrin e Ministrit nr. 86, datë, 22. 02. 2016 dhe e konfirmuar me në Urdhrin e Ministrit nr. 219, datë, 06. 07. 2016, deri në gjetjen e një alternative tjetër rrugëkalimi të këtyre subjekteve për në objektet minerare. Ndalimi përfshin mjetet e punës, mjetet e transportit, të njerëzve dhe të gjitha mjetet e tjera që i shërbejnë aktivitetit minerar”, thuhet në shkresën e Drejtorit Ekzekutiv i AKBN-së Adrian Bylyku. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY