Tiranë, Policia si gjithmonë konfirmon grabitjen me armë, por nuk ka informacion...

Tiranë, Policia si gjithmonë konfirmon grabitjen me armë, por nuk ka informacion për autorët

130
0
Shares

Policia e Tiranës ka konfirmuar grabitjen e stome të një sporteli të Postës Shqiptare te zyrat e Hipotekës së Tiranës.

Sipas Policisë, mësohet se rreth orës 14:05, në rrugën “Panorama”, në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash.  Në vendngjarje shkuan disa shërbime policore.

Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh. Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY