Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pallat pesëkatësh në komunën Sesto San Giovanni në provincën e Milanos. Për pasojë, 6 persona janë plagosur mes tyre dhe 5 anëtarët e një familje shqiptare. Sipas hetimeve shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e një 73-vjeçari italian i cili ka pësuar djegie të rëndë në trup. Banesa e tij është shkatërruar plotësisht. Në apartamentin ngjitur me të strehohej një familje emigrantësh shqiptarë me 5 anëtarë; një çift i ri në moshën 35 e 32 vjeç, prindërit e njërit prej tyre në moshën 68 e 62 vjeç e djali 10 muajsh.
Verifikimet e mëngjesit të sotëm kanë bërë që pallati është deklaruar i pabanueshëm e autoritetet italiane kanë evakuuar të gjithë banorët duke i strehuar në hotelet e zonës.
Të plagosurit kanë marrë plagë djegie në trup e ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi motivin e këtij shpërthimi por sipas Roberto Di Stefano kryetarit të Bashkisë së komunës Sesto San Giovanni, “hetimet e para hedhin dyshimin e shpërthimit të një tubature gazi”. “Shpërthimi i ngjante një bombe” kanë rrëfyer banorët e pallatit. Ishim në gjumë e na ka trembur shumë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/