Edi Rama lajmëron masa të tjera shtrënguese për qytetarët, për cfarë e...

Edi Rama lajmëron masa të tjera shtrënguese për qytetarët, për cfarë e ka fjalën

174
0
Shares

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot masa të tjera shtrënguese për qytetarët shqiptarë nëse nuk do të lidhin kontratat për përdorimine ujit të pijshëm. Duke nisur shkurti nëse zbulohen lidhje të palegalizuara të ujit dhe pa matësa do të ketë ndëshkime, deklaroi rama gjatë fjalës së tij në Lezhë në takimin e  qeverisë që po mbahet në këtë qytet.

“Dje kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me përfaqësues nga të gjithë sektorët qofshin publikë, kryetarët e bashkive apo drejtorë të institucioneve qendrore qofshin përfaqësues të sipërmarrjes dhe këtu në Lezhë për hir të së vërtetës ka aktorë të rëndësishëm të sipërmarrjes private.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë qark ka probleme serioze pë furnizimin me ujë të pijshëm. Ka probleme të trashëguara por ende për t’u trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në përgjithësi. Ndërkohë që dje me vendimin e qeverisë që kemi marrë, kemi përcaktuar edhe ndihmën financiare për tëe gjitha familjet në nevojë për vendosjen e matësve falas dhe subvencionimin e faturës së ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorët të legalizojnë lidhjen e tyre e të vendosin matësa pa asnjë penalizim. Pas muajti shkurt do ketë penalizime”, deklaroi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY