Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shpërthen Strazimiri: Ju kam pritur në ministri për një polic dere, pse nuk flisni për Drejtorin e Përgjithshëm

13/01/2018
Gent Strazimiri : Kaligrafia e vendimit, ajo e Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD, Gent Strazimiri deklaroi se po zbatohet një procedurë e paligjshme e zgjedhjes së drejtorit të ri të policisë, ashtu si edhe motivi i shkakrkimit të tij bashkë me procedurën endjekur është e paligjshme.

Strazimi i drejtohet dy misioneve ndërkombëtare për cështjet e rendit dhe policisë, ICITAP dhe PAMECA.

“Në vëmendje të misioneve ICITAP dhe PAMECA që hanë e pijnë, me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë (të cilët nga ana e tyre mendojnë se i hamë e i pijmë ne):

– Ky “fatmirllëku” i shpalljes së “konkursit për zgjedhjen” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi cilin ligj bazohet, se tek ai i Policisë jo njëherë…

Kush është “Hakiu” i ri që do gradohet “me konkurs” dhe do gdhihet Drejtor i Përgjithshëm?

– “Lirimi nga detyra” i Hakiut të vjetër “me propozim të ministrit”, në cilin ligj bazohet?

Në këtë ligjin për të cilin paguheni të mbikqyrni, motivacioni “për një impuls të ri në përmbushje të objektivave” nuk ekziston! Ka një term që quhet “shkarkim për mospërmbushje të objektivave”, dhe është PENALITET!

Ju kam pritur e përcjellë në zyrë, në Ministri të Brendëshme “me kërkesë URGJENTE”, për një shofer furgoni policie a polic dere, për të cilin “kishte dyshime se ishte pranuar në organizatën e Policisë duke anashkaluar kriteret ligjore”… dhe kam bërë mirë!

Kam 4 vjet që kundroj heshtjen tuaj për promovime tërësisht të jashtëligjshme falë kontributeve politike si dhe për shkarkime edhe më skandaloze të qindra oficerëve, kolegëve tuaj të nëpërkëmbur e hedhur në rrugë me porosi politike për të liruar vend për të parët.

Kam 4 vjet që ju kundroj tek heshtni, edhe kur të gjithë këta kolegë tuajët kanë fituar gjyqet “për shkarkim të pabazuar në ligj”, madje edhe kur dora e krimit i ka gjetur dhe ekzekutuar PËR SHKAK TË DETYRËS!

Sot ju shoh tek pranoni të bëheni skenografi e një farse rokadash politike, në një organizatë policore që e shndërroi këtë vend në “kanabistan”, “serën evropiane të drogës”, me 128 drejtues të implikuar në narko-trafik, 3 drejtues “në kërkim”, dhe 1 ish- ministër të brendshëm që zullumin e ka aq të madh sa që duhet të vijë deri edhe FBI për ta hetuar…

Në kët 105 vjetor të Policisë Shqiptare ndërpritni talljen!

Bëni punën! Jetoni me djersë se janë me mijëra sy e veshë kolegësh që ju ndjekin, e që kanë nevojë për një standard moral e ligjor që duhet të ruani, më shumë se sa për trajnimet ku “i mësoni” se si kapet në këtë pëllëmbë vend krimineli e rrugaçi (dmth ai qurraveci “shoku i Edit”)….!!!

Bëni aktin tuaj patriotik për vendin tuaj, jo për timin!”

Tags: gent strazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.