Sot zhvillohen homazhet në Pallatin e Kongreseve për Dritëro Agollin. Homazhet pritet të nisin në orën 10:30 dhe do përfundojnë në orën 13:00.
Ceremoniali do të përmbajë një nderim të veçantë për shkrimtarin duke krijuar dhe hapësirën e mundësinë për të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, të marrin fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumirë.
Një dite më parë miq, të afërm, artistë, politikanë, qytetarë të thjeshtë kanë ngushëlluar familjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Figura e Dritëroit vlerësohet me fjalët me të zgjedhura, nga ata që sot e ndiejnë se ai do t’iu mungojë shqiptarëve.
Ndërkohë, mësohet se është ngritur dhe një Komision Shtetëror për organizimin e aktiviteteve të ceremonialit të homazheve mortore të shkrimtarit Dritëro Agollit.
Komisioni përbëhet nga
• Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit
• Z. Edi Rama, Kryeministër
• Znj. Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës
• Z. Edmond Spaho, Nënkryetar i Kuvendit
• Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë
• Z. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar PS
• Z. Spartak Braho, deputet
• Z. Ismail Kadare, shkrimtar
• Z. Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
• Z. Xhevahir Spahiu, shkrimtar
• Z. Limoz Dizdari, kompozitor
• Z. Bardhyl Londo, shkrimtar
• Z. Ali Aliu, akademik
• Z. Rexhep Ismajli, akademik
• Z. Luan Starova, akademik
• Z. Mateo Mandala, akademik
• Znj. Ana Verushi, Kryetare e Qarkut Korçë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/