Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE i mori Shqipërisë 900 milionë euro për 9 muaj, ky ishte biznesi fitimprurës për Brukselin

11/01/2018
Euro kap minimumin në 5 vitet e fundit

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria kryen pagesat më të mëdha në rajon për të marrë shërbime nga vendet e Bashkimit Europian.

Eurostat ka publikuar sot të dhënat e bilancit të pagesave të Bashkimit Europian me shtetet e tjera të botës.

Të dhënat përfshijnë dhe Shqipërinë, të ndara për bilancin e llogarisë korente dhe bilancin e tregtisë në shërbime. Ndërsa në bilancin e llogarisë korente, BE është në deficit me Shqipërinë (rreth 400 milionë euro), shtetet e BE-së janë në suficit të lartë për sa i përket bilancit të tregtisë së shërbimeve.

Ky suficit për BE-në (që nënkupton daljen e parave nga Shqipëria drejt shteteve të BE-së) është 900 milionë euro për 9-mujorin 2017. Ky nivel është më i larti në rajon, teksa nga Serbia dalin drejt BE-së 600 milionë euro, nga Maqedonia 300 milionë euro, nga Mali i Zi 800 milionë euro dhe nga Kosova 700 milionë euro.

Sipas shpjegimeve të Eurostat, kategoritë kryesore që përfshihen në bilancin e tregtisë së shërbimeve janë transporti, udhëtimet, sigurimet dhe pensionet, shërbimet financiare, pronësia intelektuale, telekomunikacione-kompjuter-informacion dhe shërbime të tjera biznesi.

Nga të dhënat rezulton se për realizimin e këtyre shërbimeve kanë ikur nga Shqipëria neto 900 milionë euro për 9 muajt e parë. Të dhënat e tjera të Bankës së  Shqipërisë, po për bilancin e pagesave tregojnë se një pjesë të konsiderueshme e zë transferimi i fitimeve. Po sipas bankës, kompanitë e huaja që kanë aktivitet në Shqipëri transferuan 221 milionë euro përgjatë 9 muajve të këtij viti, në formën e pagesave të dividendëve, ose si pagesa interesash. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transferimi i fitimeve është rritur me 47%. Ky është niveli më i lartë i arritur në 7 vjet, që nga  viti 2010. http://ëëë.monitor.al/lulezimi-koncesioneve-kompanite-e-huaja-transferojne-221-milione-euro-fitime-per-9-mujorin-rekordi-7-viteve/

Çfarë është tregtia në shërbime

Sipas përkufizimit të OECD, Tregtia në shërbime regjistron vlerën e shërbimeve të shkëmbyera ndërmjet banorëve dhe jo-rezidentëve të një ekonomie, duke përfshirë shërbimet e ofruara nëpërmjet filialeve të huaja të themeluara jashtë vendit. Ky tregues matet në milion USD dhe përqindjen e PBB-së për eksportet, importet dhe tregtinë neto. Shërbimet përfshijnë transportin (të mallrave dhe udhëtarëve), udhëtimet, shërbimet e komunikimit (postare, telefonike, satelitore etj.), Shërbimet e ndërtimit, sigurimet dhe shërbimet financiare, shërbimet kompjuterike dhe informative, honoraret dhe tarifat e licencës, leasing, shërbime teknike dhe profesionale, etj.), shërbimet kulturore dhe rekreative, si dhe shërbimet e qeverisë që nuk përfshihen në listën e mësipërme. Tregtia në shërbime nxit shkëmbimin e ideve, njohurive dhe teknologjisë, edhe pse shpesh është e kufizuar nga barrierat siç janë rregulloret e brendshme.

Tags: BEtransferimi i fitimevetregtia e sherbimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.