Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetimi për pajisjen përgjuese drejt mbylljes, prokuroria “e paaftë” për të bërë ekspertizën

11/01/2018
Oficeri dixhital: Pajisja e përgjimit “u rrëmbye” sonte natën nga Drejtoria e Përgjithshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës shtyn edhe tre muaj të tjerë afatet hetimore për Imsi Catcher, një çështje kjo që qëndron e hapur prej dy vitesh nga njësia Task Force për veprën e shpërdorimit të detyrës. Shkak për zgjatje të kohës hetimore është bërë heshtja e palës italiane që nuk ka kthyer ende një përgjigje nëse do ta pranojë apo jo ekspertizën në pajisje. Për këtë arsye sipas burimeve, prokurorët kanë përsëritur me letër-porosi kërkesën për të ekspertuar Imsi Catcher në mënyrë që të zbardhin dyshimet e tyre a u përdor apo jo kjo aparaturë për të kryer përgjime të paligjshme në Shqipëri apo ajo u përdor vetëm për trajnimin e policisë.

Siç thonë burimet, fillimisht prokurorët kanë marrë në maj 2017 në të cilën italianët konfirmuan se pajisja Imsi Catcher ndodhet në Tiranë në ambientet e ambasadës italiane. Pas datës 23 maj 2017 pala italiane ka heshtur. Por përderisa territori i ambasadës konsiderohet tokë italiane prokurorët nuk mund të sekuestrojnë dhe as të ekspertojnë pajisjen pa dëshirën e italianëve. Prej kësaj kohe prokuroria shqiptare ka përcjellë dy kërkesa referuar të drejtës ndërkombëtare, ku kërkohet që prokurorët të jenë të pranishëm se bashku me një specialist shqiptar për të kryer ekspertizën. Kqyrja e Imsi Catcher kërkohet pasi në verë prokuroria humbi në gjykatë me lëvizjet e saj për të kqyrur disa kompjuterë të sekuestruar në Policinë e Shtetit, pasi sipas argumentit të gjykatës prokurorët nuk ishin bindës se për çfarë u shërbente ky veprim hetimor.

Gjatë 2016 çështja Imsi Catcher ishte patatja e nxehtë në arenën e politikës që u finalizua me ngritjen e një komisioni hetimor. Nga ana e gjykatës pati një pezullim të përkohshëm nga detyra të ish drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako dhe dy masa arresti shtëpiak, vendime këto që u shfuqizuan nga gjykata e Apelit. Por italianët dhe shumë oficerë policie të pyetur në Prokurori këmbëngulin se pajisja është përdorur për trajnim, ndërkohë që prokuroria hedh dyshime se në fakt ajo është përdorur gjatë fundjavave edhe në burgje. Shpresa e fundit për këtë hetim ka mbetur ekspertiza për të cilën Prokuroria ka kohë deri në maj, pas këtij muaji asaj i mbaron koha dhe nëse nuk ndodh asgjë atëherë çështja pezullohet.

Tags: hetimipajisja pergjimiprokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.