Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama i tmerruar, hapni dyert, në 13 maj Shqipëria vërshon në Tiranë

11/05/2017
Berisha: Rama i tmerruar, hapni dyert, në 13 maj Shqipëria vërshon në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Sali Berisha i bën thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert të rinjve të cilët do të vijnë në kryeqytet për të protestuar të shtunën e 13 majit.
Nga çadra e protestës Berisha tha, “Qytetarët e Tiranës t’i hapin dyer të rinjve që do të vijnë.
Edi Rama është i tmerruar ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë piknikë me gjimnazistë në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Shqipërisë. Këtu i ke.
Më 13 maj në Tiranë do të vërshojnë mbarë shqiptarët të cilët e ndjejnë veten të mashtruar. Të gjithë shqiptarët do i kesh në Tiranë më datën 13. Më 13 maj në Tiranë vërshon mbarë Shqipëria”.
Ish-kryeministri Sali Berisha në fillim të fjalës së tij, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kavajës të cilët sipas tij, i dhanë një mesazh të rëndësishëm Edi Ramës duke i thënë se në Kavajë do të ishte fundi i tij.
Për ish-kryeministrin Berisha shqiptarët kanë arsye të shumta që të dalin e të protestojnë në 13 Maj në Bulevardin  “Dëshmorët e Kombit”.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha, sot te çadra

 
   Kavaja, me një mesazh të jashtëzakonshëm i tha se në Kavajë do të jetë fundi  yt. Kavaja i tha se në datën 7 do të japë ty atë mësim që i dhanë mësim Ramiz Alisë në 23 shkurt të 1991-it, kur përgatitej me banda të pushtonte Tiranën. Kavaja i tha Tiranës “mjerë ata që guxojnë t’i dalin përballë pluralizmit, sepse dështimi i turpshëm i pret. Ndaj një mirënjohje të madhe për Kavajën që e bëri Edi Ramën të dorëzohet, të kapitullojë, të tërhiqet në panik të madh.
    Kjo fitore e jashtëzakonshme e Çadrës së Lirisë, e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është gjithashtu një frymëzim për ta shndërruar 17 majin në ditën e ngadhënjimit, në ditën e triumfit, në ditën e protestës më të fuqishme, më madhështore, më vickle në historinë e protestave në Shqipëri.
    Në 13 maj drejt Tiranës do të vërshojnë dhe e vërteta është se kanë filluar të vijnë që tani dhe iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert për të gjithë njerëzit që do të vijnë në protestës. Edi Rama është i tmerruar. Ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë mitingje me gjimnazistë në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Kryeministrisë. Këtu i ke. Ata kanë njëmijë arsye të vijnë këtu të protestojnë, sepse ti ua mbushe shkollat me drogë, sepse ti po i përce ata nga vendi i tyre, ua mbylle dyert të varfërve në universitete, ua trefishove tarifat e shkollimit, se të vetmet vende pune janë plantacionet e kanabisit.
    Më 13 maj në Tiranë do të vështrojnë mbarë shqiptarët, të cilët ndihen të poshtëruar nga mashtrimet e tua.
    Tani kalon si nastradin apo si fantazmë e tij  nga një qytet në tjetrin i rrethuar me autobusë. Të gjithë shqiptarët do t’i kesh ën Tiranë më 13 maj.
    Më 13 maj në Tiranë vërshon e gjithë Shqipëria.
    Shqipëria e atyre që i besojnë Shqipërisë, që duan këtë vend ta shohin kryelartë, të zhvilluar në çdo skaj, që duan dhe që e ndiejnë veten të lënduar nga plantacionet e drogës dhe bandat e krimit.
    Edi Rama i ka bërë Shqipërisë dëmin më të madh të historisë pas Enver Hoxhës. Në katër anët e dheut sot gazetat hapen me kanabistan, me Kolumbi, me protektorat droge. Të gjitha këto s’janë për shqiptarët, i solle ti drogmen dhe bandat e drogës dhe ti do të marrësh fundin që meriton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.