Greqi, bllokohet anija me eksploziv, një shqiptar mes të arrestuarve

Greqi, bllokohet anija me eksploziv, një shqiptar mes të arrestuarve

162
0
Shares

Një anije e ngarkuar me eksploziv u ndalua në Greqi ditën e djeshme, ndërsa janë arrestuar 8 personat që ndodheshin në bord, mes tyre një shqiptar. Mjeti lundrues ndodhet i ankoruar në portin e Iraklios në Kretë dhe destinacioni përfundimtar i saj ishte Libia. Sipas mediave greke, anija po transportonte 29 konteinerë me eksplozivë, detonatorë, nitrat amoniaku dhe përbërës të tjerë që mund të përdoren për ndërtimin e bombave.

Në bordin e anijes “Andromeda” u gjetën dy ukrainas, një shqiptar dhe pesë indianë, të cilët nesër do të dalin para Gjykatës. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Gjatë marrjes në pyetje, anëtarët e ekuipazhit dhanë dëshmi kontradiktore. Ata treguan se kapiteni ishte udhëzuar nga pronari i anijes “Andromeda” që të shkonte në portin e Misurata në Libi dhe jo në Djibouti të Afrikës, siç tregonin dokumentet.

Sipas një direktive të Bashkimit Europian, ndalohet shitja e armëve dhe eksplozivëve në Libi. Përveç kësaj, inspektimi në anije zbuloi mangësi serioze në dokumentacion si dhe në sigurinë e jetës së ekuipazhit për shkak të eksplozivëve. Anija “Andromeda” me flamur të Tanzanisë është 81 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY