FOTO/ Austri, shkatërrohet banda e drogës,14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

FOTO/ Austri, shkatërrohet banda e drogës,14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

197
0
Shares

Policia në Austri ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga janë vënë 14 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua nga policia e qytetit të Grazit në një apartament me qira në Deutschlandsberg, ku u gjetën edhe 180 kilogramë marijuanë dhe gjysmë kilogramë kokainë.

Gazeta online Kleinezeitung.at shkruan se operacioni i koduar “Multipower II” ka zgjatur për 1 vit dhe përfundoi me arrestimet e fundit në datën 4 janar. Po sipas kësaj media, kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuana nga Shqipëria dhe kontrabandohej në Deutschlandsberg. Të arrestuarit janë austriakë, gjermanë, serbë, shqiptarë, kosovarë dhe bosnjakë të moshës 20-50 vjeç. Hetimet vendase kanë zbuluar se trafikanti kryesor i drogës vepronte në një kompani ndërtimi dhe punësonte shtetas shqiptarë me pasaporta të falsifikuara.

“Ky ishte operacioni më i madh i drogës vitet e fundit”, tha shefi i departamentit të kriminalistikës, duke vlerësuar punën e hetuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY