TAKIMI & FOTO GALERI/ Arta Marku i rikthen buzëqeshjen Romana Vlahutin

TAKIMI & FOTO GALERI/ Arta Marku i rikthen buzëqeshjen Romana Vlahutin

228
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin. Takimi Marku – Vlahutin ka zgjatur rreth 50 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky është takimi i parë mes tyre që pas marrjes së detyrës si Kryeprokurore të zonjës Marku. Pas takimit ambasadorja Vlahutin ka dalë duke buzëqeshur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Po sot kryeprokurorja ka qenë në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajn. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Takimi ishte në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY