PADIJA E PLOTË/ Rovena Gashi: Ja 9 shkeljet për të cilat akuzoj...

PADIJA E PLOTË/ Rovena Gashi: Ja 9 shkeljet për të cilat akuzoj Kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku

449
0
Shares

Zbulohet padija e plotë e prokurores Rovena Gashi, ndaj shefes së saj të përkohshme, Arta Marku.

Sot u mësua se Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, është paditur në gjykatë. Rreth tre javë pas marrjes së detyrës, ajo përballet me padi nga prokurorja Rovena Gashi.

Nëpërmjet padisë së saj, Rovena Gashi, i kërkon Gjykatës Administrative, që vendimi për lirimin e saj, ta shpallë, absolutisht të pavlefshëm. Ajo kërkon të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. “Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, argumenton Gashi.

Lirimi i Rovena Gashit, ishte firma e parë e Arta Markut, nga pozicioni i kryeprokurores së përkohshme. Lirimi i saj nga detyra i Rovena Gashit erdhi pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicës. Në vend të Gashit komandohet Arqile Koca një nga kandidatët konkurrent për kryeprokuror. Rovenda Gashi drejtonte Njësinë e Dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë.

Pjesë nga padija e prokurores Rovena Gashi ndaj kryeprokurores Ara Marku

K E R K E S E    P A D I

PADITESE: Rovena Gashi, e bija e Nuredinit dhe e Engjellushes, e datelindjes 09.03.1977, lindur ne Durres dhe banuese ne Tirane, me detyre Prokurore ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise, Drejtoreshe ne Drejtorine e Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme.

E PADITUR: Arta Marku, e bija e Ndrec dhe e Lize, e datelindjes 18.08.1976, Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme e Republikes se Shqiperise.

OBJEKTI: 1. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te Urdherit me Nr.283 date 29.12.2017 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se Shqiperise.

  1. Marrjen e mases së sigurimit te padise, nepermjet pezullimit te zbatimit te Urdhërit me Nr.283 date 29.12.2017 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se Shqiperise.

BAZA LIGJORE: Neni 148 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, nenet 3 pika 2,  4 pika 1, 6, 7, 10, 12, 13, 14, 20, 45, 54, 65, 109 te Ligjit me Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», neni 160 pikat 2, 3, 4 dhe 5 te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e  Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise», nenet 115, 116 dhe 117 te Ligjit me Nr.8485 date 12.05.1999 «Kodi i Procedurave Administrative» i ndryshuar, nenet 2 pika 1, 7  germa «a», 11, 17 pika 1 germa «c», 18 pika 8, 28, 29, 30, 40 pika 1 germa «c», 40 pika 2 te Ligjit Nr.49/2012 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative», Urdheri me Nr.46/3 date 27.01.2015 i Prokurorit te Pergjithshem te Republikes së Shqiperise «Per miratimin e Rregullores se Organizimit dhe te Funksionimit te  Prokurorise se Pergjithshme»,  Urdheri me Nr.10 date 16.01.2017 i Prokurorit te Pergjithshem «Per Strukturen dhe Funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme», Urdheri me Nr.10/1 date 16.01.2017 i Prokurorit te Pergjithshem «Per caktimin e Struktures se Prokurorise se Pergjithshme».

Urdheri me Nr.283 date 29.12.2017 i Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se Shqiperise eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem, sipas parashikimeve te neneve 115  gema «a», 116  dhe 117 te Kodit te Procedures Administrative per keto arsye

SE PARI: Urdheri me Nr.283 date 29.12.2017 eshte nje akt administrativ i nxjerre nga nje organ administrativ i paidentifikuar.

SE DYTI: Urdheri me Nr.283 date 29.12.2017 eshte nje akt administrativ i nxjerre nga nje organ administrativ ne kapercim te kompetencave te tij ligjore.

SE TRETI: Urdheri me Nr.283 date 29.12.2017, eshte nje akt administrativ i nxjerre nga ana e Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme ne kundershtim flagrant me ligjin.

Si nje akt individual lirimi nga detyra, ky urdher eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem per keto arsye

SE PARI: Kompetencat kalimtare te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, nuk i japin te drejte asaj te percaktoje Strukturen apo te miratoje a ndryshoje Organiken e Prokurorise se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise.

SE DYTI: Caktimi i Prokurores Rovena Gashi ne detyren e Drejtorit te Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte  prej vitit 2013, eshte bere ne baze te Urdherave te Prokurorit te Pergjithshem per percaktimin e Struktures, per miratimin e Organikes dhe ne baze te Rregullores per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme, te cilat jane ende ne fuqi.

SE TRETI: Kompetencat Kalimtare te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme nuk i japin te drejte asaj te shkarkoje Drejtorin e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte.

SE KATERTI: Nderkohe qe vete ligji dhe konkretisht neni 109 pika 2 dhe 3 te Ligjit Nr.97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», me qellim per te shmangur abuzimin e personave te tille, i ka dhene Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme vetem kompetencat kalimtare te percaktuara shprehimisht ne nenin 160 pikat 2, 3 4 dhe 5 te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise»,  prokuroreve ne detyre, sipas percaktimeve te nenit 110 te Ligjit Nr.97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise»,  i ka dhene mbrojtjen maksimale qe garantohet nga Ligji Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise», pikerisht per te garantuar parimin kushtetues te pavaresise se prokurorit gjate ushtrimit te detyres se tij.

Ne kete kuader, perpos kapercimit abuziv te kompetencave prej Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, kjo e fundit nuk ka te drejte te beje shkarkime te Prokuroreve nga detyrat qe ato mbajne ne kohen e hyrjes ne fuqi te ketyre ligjeve dhe marrjes se detyres se perkohshme prej te paditures,  tej kushteve, kritereve dhe procedures se parashikuar nga nenet 100 e vijues te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise».

SE PESTI: Urdheri me shkrim i Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme per lirimin e paditeses, Prokurore ne Prokurorine e Pergjithshme nga detyra e Drejtorit te Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte eshte i paarsyetuar.

Mungesa e arsyetimit te ketij akti individual lirimi, i cili sjell pasoja te drejtperdrejta per paditesen ne kete gjykim, ne perputhje me percaktimet e neneve 108, 109 dhe 116 germa «c» te Kodit te Procedures Administrative e ben kete akt administrativ absolutisht te pavlefshem.

SE GJASHTI: Ashtu siç analizuam me lart, Urdheri  Nr.283 date 29.12.2017 i Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme drejtuar Prokurores ne Prokurorine e Pergjithshme Rovena Gashi, per shkarkimin e kesaj te fundit nga detyra e Drejtores se Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte, i eshte komunikuar me shkrim paditeses ne daten 29.12.2017, ne diten e fundit te punes per vitin 2017 dhe tej orarit zyrtar, pra ne oren 17:00 dhe se, ne kete akt te shkruar, nuk eshte paraqitur asnje shkak per shkarkimin e paditeses nga detyra, nderkohe qe, verbalisht, ne daten 29.12.2017, Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme,  ne zyren e saj, ne prani te dy prokuroreve te tjere ne Prokurorine e Pergjithshme me funksione drejtuese dhe konkretisht te zoterinjve Adnan Xholi, Drejtor i Drejtorise Gjyqesore dhe ekzekutimit te vendimeve penale dhe Thoma Jano, Drejtor i Drejtorise se Pergjimeve te Telekomunikimeve ne Prokurorine e Pergjithshme, i ka deklaruar paditeses Rovena Gashi se; «Dergimi Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, te vendimeve te Sektorit te Verifikimit te Integritetit ne Drejtorine e Marredhenieve Juridiksionale me Jashte, ne lidhje me rezultatat e verifikimit per deputetet e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmen e saj, perben shkelje ligjore dhe etike dhe per kete qellim, lirohesh nga detyra e Drejtorit te kesaj Drejtorie».

Kërkoj

Perballe analizes së mesiperme te fakteve, garancive Kushtetuese dhe parashikimeve te posaçme ligjore, i kerkojme Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane pranimin e padise, nepermjet konstatimit te pavlefshmerise absolute te Urdherit me Nr.283 date 29.12.2017 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme dhe marrjes paraprakisht te mases se sigurimit te padise, duke u pezulluar zbatimi i ketij urdheri deri ne zgjidhjen ne themel, me vendim gjyqesor te formes se prere te ketij konflikti, pasi deri ne marrjene e nje vendimi themeli, ekziston mundesia e  ardhjes se nje demi te rende e te pariparueshem, qe rrjedh nga ekzekutimi i ketij akti administrativ, i cili cenon parimin kushtetues te pavaresise dhe te autonomise se Prokuroreve gjate ushtrimit te detyres, nepermjet ushtrimit te ndikimit te brendshem te paligjshem dhe ne kete rast politik, prej vete Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, ndaj Prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme te Republikes se Shqiperse, akt i cili, po te vazhdoje te ekzekutohet edhe gjate shqyrtimit te kerkimit te themelit, do te sjelle cenimin e rende te vete interesit publik, nepermjet dhunimit te garancise kushtetuese per te patur nje prokuror te pavarur dhe autonom. DRONI.al

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY