VIDEO/ Goditet mafia ‘Ndrangheta’, 169 të arrestuar në Itali dhe Gjermani

VIDEO/ Goditet mafia ‘Ndrangheta’, 169 të arrestuar në Itali dhe Gjermani

153
0
Shares

Forcat speciale të Antimafias Italiane në bashkëpunim me Policinë Gjermane dhe Komandën provinciale të Krotones kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një megaoperacion kundër mafias kalabreze ‘Ndrangheta’, i cili ka çuar në arrestimin e 169 personave mes të cilëve dhe 3 kryetarë komunash. Arrestimet janë kryer në disa rajone italiane si dhe në Gjermani. Operacioni i koduar “Stige” ka zbardhur aktivitetin kriminal të klanit mafioz Farao-Marincola. Një nga më të fuqishmit në Kalabri me degëzime në rajonet e Emilia Romanjas, Lazio, Lombardia, Veneto e në Gjermani.

Ky klan i Ndranghetas administronte biznese në miliona euro falë infiltrimeve mafioze në disa sektorë të ekonomisë e sipërmarrje me aktivitet si në Itali ashtu dhe në Gjermani. Ndër personat e arrestuar janë dhe kryetari i provincës së Krotones Nicodemo Parrilla, kryetari i Bashkisë së Strongolit Michele Laurenzano e kryetari i komunës së Mandatoriccio Angelo Doricci. Janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe disa administatorë lokalë si nënkryetari i Bashkisë së Casabona Domeniko Cerreli dhe kryetari i Këshillit komunal të Ciro Marina, Giancarlo Fuscaldo.

Në kuadër të këtij operacioni në bashkëpunim me policinë gjermane janë arrestuar në Gjermani 13 persona të lidhur me aktivitetin kriminal të këtij klanit mafioz kalabrez. Arrestimet janë ekzekutuar në territoret e Baden-Wurttemberg, Renania Veriore e në Sasoni. Të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale në vlerë mbi 50 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY