Ju hoq mandati i deputetit, Gledjon Rehovica ka një paralajmërim

Ju hoq mandati i deputetit, Gledjon Rehovica ka një paralajmërim

659
0
Shares
Gledion Rahovica

Gledjon Rehovica, deputeti i LSI-së të cilit KQZ-ja i hoqi mandatin pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, ka deklaruar se do të ankimojë vendimin. Duke e cilësuar skandaloze, të ndikuar politikisht dhe të pabazuar në ligj vendimmarrjen e KQZ, ai u shpreh se do ta apelojë. “Do të apeloj vendimin e KQZ. Ishte skandaloz si vendim, i pabazuar në ligj. Vendimi politik dhe aspak profesional”, tha Rehovica për Report TV.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e dytë me 5 vota pro miratoi kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e mandateve për dy deputetët, Gledjon Rehovica dhe Aqif Rakipi.  Pro heqjes së mandateve votuan Klement Zguri, Bledar Skënderi, Denar Biba, Vera Shtjefni dhe Edlira Jorgaqi, ndwrsa Gëzim Veleshnja nga LSI nuk mori pjesë dhe anëtari tjetër i PD, Hysen Osmanaj nuk ishte në mbledhjen e sotme.

Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, ndalimin nga policia italiane për vjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY