FOTO GALERI/ Lezhë, i bën atentat në makinë, ja kush është 32-vjeçari...

FOTO GALERI/ Lezhë, i bën atentat në makinë, ja kush është 32-vjeçari i plagosur

254
0
Shares

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Gurra” të Lezhës këtë të mërkurë. Ai quhet Vilson Zefi, dhe ka marre një plumb në këmbë.
Mësohet se 32-vjeçari në momentin e atentatit ka qenë brenda një mjeti fuoristradë që ndodhej i parkuar. I plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi në vendngjarje ka nisur hetimet dhe ka identifikuar autorin e po punohet për kapjen e tij. Nuk dihen motivet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Lezhës
Më datë 03. 01. 2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A. P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V. Z., 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY