Prokuroria ka 2 ditë kohë për mandatin e deputetëve, Marku shkarkoi relatoren

Prokuroria ka 2 ditë kohë për mandatin e deputetëve, Marku shkarkoi relatoren

124
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të hiqte mandatin sot edhe për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi duke i kërkuar prokurirsë një dosje të më të kompletuar, njësoj sic veproi edhe për deputetine  LSI, Gledion Rehovica.

KQZ kërkoi material shtesë nga Prokuroria për rastin e dy deputetëvesi dhe ka vendosur edhe një afat organit të akuzës për të sjellë materiale shtesë deri në lidhje me ta. “Prokuroria ka kohë deri më 5 janar ditën e premte”, ranë dakord anëtarët e KQZ-së. Ndërkaq prokurorja e përkohshme Arta Marku ka shkarkuar nga detyra relatoren e cvështjes.

I pyetur se pse ndodhej në Itali në vitin 1999 dhe ai ishte ai autor i vjedhjes në një dyqan atje, deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica u shpreh se nuk i kujtohej mirë ngjarja, pasi kishin kaluar 20 vjet. Por, u shpreh i bindur se s’ka qenë asnjëherë i ndaluar, arrestuar apo i gjykuar në Itali. “Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”,- u shpreh deputeti i LSI në KQZ.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar në ditët e fundit të 2017 ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali. Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati. KQZ do të mblidhet për të marrë në shqyrtim 5 vendime të prokurorisë, dy që kërkojnë heqje mandati për Rehovicën dhe Rakipin, dhe tre të tjera që arrijnë në konkluzionin se zyrtarët nuk preken nga dekriminalizimi.

Po sot KQZ ka marrë një vendim edhe për kreun e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri duke kërkuar më tepër informacion nga Prokuroria.

Në këtë moment po diskutohet për ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY