Kotzias e thote me ne fund: Duhet hequr ligji i luftes

Kotzias e thote me ne fund: Duhet hequr ligji i luftes

109
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë.

Kryediplomati thotë se ligji i luftës duhet të hiqet, pasi është i pakuptimtë, ndërsa i cilëson të frytshme takimet me homologun Bushati dhe vendimin për dhënien e shtetësisë për Janullatos.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar, mos dyshoni për ketë. Ligji i luftës duhet hequr, pasi është i pakuptimtë”, deklaroi ai ndër të tjera.

Dy vendet, Shqipëria dhe Greqia janë duke diskutuar për disa çështje të vjetra, si kufiri detar, çështja çame, por edhe tema të tjera të nxehta, mes tyre ligji i luftës për të cilin Athina zyrtare duket se ka rënë dakord për heqjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY