Policia Kufitare arreston në flagrancë në kufirin e gjelbër, një person. Burimet e Policisë vendore bëjnë të ditur se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec, arrestuan në flagrancë Bexhet Hoxhallari, 25 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01. 01. 2018, gjatë patrullimit që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në kufi të gjelbër, në vendin e quajtur “Antenat” mbi fshatin Guras e Tushemisht, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm me një thes brenda të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre pako me peshë 7,2 kilogramë me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Veprimet procedurale të rastit, u kryhen nga specialistët e seksionit për Narkotikët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/