DEUTSCHE WELLE/ “Startegjia e zgjerimit” e BE-së, “harron” Shqipërinë deri në vitin...

DEUTSCHE WELLE/ “Startegjia e zgjerimit” e BE-së, “harron” Shqipërinë deri në vitin 2019 – Edhe Rama nuk pret ndryshim nga Brukseli

122
0
Shares
Bashkimi Evropian pret që viti 2018 të jetë vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe afrimin e tij me Brukselin. Por realisht ka shumë probleme.

Viti 2017 në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian ka përfunduar siç edhe kishte filluar – me pritje të mëdha! Gjatë gjithë vitit 2017 ka pasur nga Brukseli në drejtim të Ballkanit Perëndimor mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi. Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka deklaruar në qershor se përparimi i Ballkanit drejt BE është një “prej prioriteteve të saj”.
Ndërsa Jean-Cloude Juncker në shtator ka ndalur në opinion për herë të parë me një itinerar kohor për anëtarësimin e mundshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ka paralajmëruar Strategjinë e anëtarësimit të Serbisë dhe Malit të Zi, deri në vitin 2025. “Viti i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për rajonin. BE ka forcuar angazhimin në Ballkanin Perëndimor me të gjithë partnerët atje. Ndaj kërkohet një angazhim edhe më i madh për realizimin e reformave”, kumtoi Komisioni Evropian. Mesazhet e këtilla nga Brukseli janë kuptuar si sinjale të qarta, që dallojnë nga mesazhet monotone të viteve të kaluara ne procesin e integrimeve. Ndryshimi retorik në mesazhe nënvizon vendosmëri për afrimin e Ballkanit me Brukselin.
“Fakti që KE ka paralajmëruar një Strategji të qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe që vendet kandidate favorizohen edhe nga vendet që në të ardhmen do të kryesojnë me BE, paraqesin një ndryshim pozitiv për këto vende dhe për nxitjen e reformave atje”, thotë për Deutsche Wellen Korina Stratulat nga Qendra për Politikë Evropiane në Bruksel (EPC).

Pritjet e mëdha dhe dëshpërimet e mundshme
Në Bruksel është hartuar një itinerar i qartë i vitit 2018 për Ballkanin Perëndimor. Në fillim të shkurtit Komisioni Evropian do të bëjë publike “Strategjinë e Zgjerimit”, e cila nga Juncker është anoncuar si Strategji për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Por kjo Strategji përfshinë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden në procesin e integrimit. Jozyrtarisht thuhet se Komisioni në këtë dokument parashikon që Serbia dhe Mali i Zi të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025, që Bosnja të ketë statusin e kandidatit deri në vitin 2019 dhe që të “nxitet procesi i anëtarësimit” me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse Tirana i realizon pesë refromat me prioritet, ndërsa Shkupi zgjidhë problemin e emrit të vendit me Athinën. Ndërsa Kosova mund të shpresojë liberalizimin e vizave, nëse i plotëson kushtet. Ekspertët thonë se këto vende duhet të bëjnë “hapa të pakthyeshëm” në reforma, në veçanti në sektorin e sundimit të ligjit, demokracisë, zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, duke përfshirë edhe çështjen e shtetësisë.
“Asnjë nga këto fusha nuk është detyrë e lehtë dhe do të jetë shumë interesante të shihet se çfarë ka parashikuar Brukseli saktë për këtë rajon dhe çfarë të re sjellë kjo strategji – apo do të insistohet në çështjet e njohura edhe më parë”, thotë Stratulat për DW.
Në EPC thonë se në politikën e zgjerimit duhet të merren parasysh dy çështje. Së pari, këtu nuk ndikojnë vetëm qëllimet e Komisionit Evropian por edhe të vendeve anëtare, të cilat në çdo moment mund ta bllokojnë apo ngadalësojnë procesin e integrimeve të vendeve kandidate. Dhe e dyta, përcaktimet kohore për anëtarësim, sepse përcaktimet kohore mund të kenë pasoja negative në procesin e komplikuar të reformave në Ballkan.
“Qëllimi i zgjerimit është që vendet kandidate të reformohen dhe të shndërrohen në “vende të mira anëtare”, me demokraci të qëndrueshme dhe ekonomi stabile. Nëse përcaktimet kohore e dëmtojnë këtë qëllim, atëherë nuk i shërbejnë qëllimit të menduar”, thonë në EPC.

Ku jemi dhe si duhet të veprohet?
Për sa kohë Brukseli po punon “Strategjinë e vendeve të Ballkanit”, të gjitha këto vende kanë edhe strategjinë e tyre. Mali i Zi si lider i procesit të integrimeve mendon se në 30 kapitujt e hapur deri tani (prej 35 sa duhet të hapen) është arritur një përparim i madh dhe dinamikë e duhur. Serbia në vitin 2017 ka mbyllur 12 kapituj të hapur më parë dhe është e kënaqur me tempon e procesit. Ajo mendon se në vitin 2018 procesi mund dhe duhet të shkojë edhe më shpejtë. Shkupi mendon se Maqedonia “është shembulli më pozitiv i viti 2017” dhe nga BE pret t’i shpërblejë angazhimet e tij dhe të hapë në gjysmën e parë të vitit 2018 procesin e negociatave. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka kursyer fjalët kritike në drejtim të BE dhe nuk pret ndonjë ndryshim tepër të madh të Brukselit.
“Nuk janë problem fjalët por veprat e Evropës. Ndaj nesh është totalisht jo fer, sepse ne jemi anëtar i NATO-s kaherë, ndërsa Mali i Zi është anëtarësuar së fundi. Përveç kësaj, në kapitujt 23 dhe 24, jemi shumë përpara Malit të Zi. Edhe para Serbisë, sepse ajo duhet të bëjë reformat që ne i kemi kryer. Fantastike është që Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur procesin e negociatave. Por nuk është fer që ne nuk e kemi hapur këtë proces. Në BE kurrë nuk dihet, sepse shumë shpesh ndryshojnë pozicionet dhe kushtet”, deklaroi Rama në fund të vitit 2017 në Bruksel.
Bosnje-Hercegovina në vitin 2018 është futur me një premtim tjetër të pa realizuar – nuk është përgjigjur në pyetësorin për të marrë statusin e kandidates. Në BE kanë frikë se procesi i ngecjeve mund të vazhdojë edhe në vitin 2018. Brukseli ka paralajmëruar edhe Kosovën, për shkak të vonesave në miratimin e ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe iniciativës për pezullimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Ndaj kur shikohet kjo gjendje e “larmishme” në Ballkan, shtrohet pyetja: cila është perspektiva e Ballkanit Perëndimor në vitin 2018?
“Shpresoj se shumë shpejtë do të hapen negociatat edhe me disa vende të tjera të rajonit. Reale është të pritet përparim në procesin e negociatave me vendet me të cilat janë filluar negociatat, ndërsa nga disa të tjera pres që të paktën të mos ketë hapa mbrapa”, thotë Kroina Stratulat.
Ajo mendon se gjendja më problematike është në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. “Në një skenar pozitiv mund të parashikohet që Kosova të marrë liberalizimin e vizave gjatë këtij viti. Realisht nuk jam optimiste por shpresoj se nuk kam të drejtë”, konstaton Stratulat në bisedë me DW.
Ajo dhe ekspertët tjerë shpresojnë se në rajon nuk do të ketë ndonjë zhvillim që do të dëmtonte përpjekjet për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Brukselin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY