FOTO/ Tiranë, grabitet me armë artisti i mirënjohur: Jeta jonë e pasigurt,...

FOTO/ Tiranë, grabitet me armë artisti i mirënjohur: Jeta jonë e pasigurt, do kërkoj mbrojtjen nga ambasadat

74
0
Shares

Baritoni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ylber Gjini ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, kur persona të armatosur kanë grabitur makinën e tij, që ishte poshtë pallatit ku banon.
Gjini shkruan në rrjetet sociale se ndihet i kërcënuar dhe i pa mbrojtur nga strukturat shtetërore, përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës e pronës, e për këtë do të kërkojë mbrojtje nga trupi diplomatik në Shqipëri.

Postimi i Ylber Gjinit në “Facebook”


yg“Të dashur miq. Sot në orën 03 nën kërcënimin e armëve një grup grabitësish prej tre vetash rrëmbejnë makinën time që ishte e parkuar poshtë ballkonit. Edhe mbas reagimit tonë nga ballkoni, ata me pistoleta drejtuar ndaj nesh e çuan deri në fund misionin e tyre kriminal.
Jeta jonë e pasigurt dhe gjithashtu dhunimi dhe rrëmbimi i pronës pasiguria e saj por me e dhimbshmja është se mbas denoncimit të menjëhershëm në organet përgjegjëse të policisë ajo nuk ‘pati’ mundësinë dhe aftësinë të neutralizonte këta kriminele.
Tani një makinë e thjeshtë e marrë me kredi 10-vjeçare e një artisti që është rropatur për 25 vjet në skenë, befas zhduket nën kërcënimin e armëve nga racë e fëlliqur kriminelesh dhe të adresuar me përpikëri mes qindra makinash shumë të shtrenjta.
Në ditët në vazhdim do i kërkoj trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të marrë në mbrojtje jetën time dhe të familjes. Arti me pistoletën nuk mundet të bashkëjetojnë. Flm Zoti i mbrofë Artistët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY