FOTO/ Basha ka një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që...

FOTO/ Basha ka një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Angli

310
0
Shares

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u takua sot me kreun e PD në Londër, Naim Hasani, i cili e informoi për vendimin e Gjykatës Supreme Britanike, që i hap rrugë mbajtjes së shtetësisë britanike me identitetin e vërtetë për të gjithë shqiptarët që kanë fituar shtetësinë britanike si kosovarë. Kryetari i PD, dega Londër, Naim Hasani, është avokat i çështjes së fituar në Gjykatën Supreme Britanike më 21 Dhjetor 2017. Ai është, gjithashtu, avokati i parë shqiptaro-britanik, që ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike. Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ky është një vendim historik që u shërben shumë familjeve shqiptare.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha
“Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në Tiranë, Z. Naim Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike. Z. Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë urdhrat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013, që në mënyrë automatike u hiqnin shtetësinë Britanike dy shtetasve shqiptare për shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata janë shtetas Britanike me identitetin e tyre shqiptar. Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, siç janë fëmijët e tyre, duhet te qëndrojnë shtetas Britanikë. Ky është një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithë shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore. E përgëzova Z. Hasani për punën e tij shumëvjeçare që u kurorëzua me këtë fitore ligjore të përmasave historike, dhe e uroj atë dhe çdo bashkëqytetar qe i gëzohet fryteve të këtij vendimi jetik për shumë shqiptare në Britani dhe familjarët e tyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY