Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama i nis 100 mijë euro familjarëve të Ziver Veizit

29/12/2017
Rama i nis 100 mijë euro familjarëve të Ziver Veizit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila kërkoi dëmshpërblim në masën e 109 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e Ziver Veizit që mbeti i varër më 21 janar të 2011.

Sikurse theskon vendimi, 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro shkojnë për kërkuesen Ana Veizi, vajza e Ziverit, 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi, 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda dhe 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi.

V E N D I M
PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 20.4.2017, PËR ÇËSHTJEN “ANA VEIZI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.16191/13)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

    1.Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, (për kërkesën nr.16191/13), në shumat:
  – 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesen Ana Veizi;
    – 39 000 ( tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi; 
   – 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda;
– 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi,
me qëllim mbulimin e çdo pretendimi në lidhje me çështjen përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe çdo pretendimi tjetër në lidhje me këtë ngjarje, si shpërblime të drejta për dëmin material e moral, së bashku me shumën prej 4 000 (katër mijë) eurosh, për të mbuluar të gjitha kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

  1. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.
  2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.
  3. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve znj. Ana Veizi, z. Klajdi Veizi, z. Zabit Deda dhe z. Çaush Veizi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, brenda 3 (tre) muajve, nga data që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
  4. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
  5. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
  6. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA
Tags: shperblimziver veizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.