Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bankers rrëzon aludimet e pronarëve të rafinerisë së Ballshit, marshimi vijon

27/12/2017
BLEDI KASMI/57 milionë dollarë të tjerë me konsensus
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa disa qindra punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh po vijojnë marshimin e tyre drejt Tiranës kompania Bankers ka hedhur poshtë aludimet e pronarëve të rinj të rafinerisë se nuk janë furnizuar me naftë nga Bankers.
Në përgjigje të deklaratës për shtyp për media nga IRTC mbi pretendimin e tyre se prodhuesi kryesor i naftës së papërpunuar nuk po furnizon me naftë dhe po preferon eksportin, Bankers deklaroi sonte përmes një njoftimi për shtyp se IRTC, kompania që pronëson rafinerinë ka probleme të mëdha menaxhimi.

“IRTC ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj të pagesave financiare. Kjo është arsyeja e vetme për mosfurnizimin me naftë të papërpunuar për kompaninë që operon rafinerinë e Ballsh-it.

Bankers ka qenë shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues gjatë gjithë vitit 2017 për të mbajtur në punë këtë rafineri, por IRTC ka dështuar të garantojë kushtet e pagesës të dakordësuara midis palëve. IRTC po përpiqet të bëjë përgjegjës Bankers por përgjegjësia është tërësisht e operatorit të rafinerisë e cila nëse vazhdon mund të çojë në mbylljen e rafinerisë së Ballsh-it. Bankers ka vënë në dijeni shumë herë për këtë situatë menaxhimin e IRTC, por ata jo vetëm që refuzuan të garantojnë planin e tërheqjes së naftës për Nëntor-Dhjetor 2017, por gjithashtu e detyruan Bankers-in të shesë naftën në kushte të paplanifikuara në tregje rastësore të cilat kanë risqe operacionale dhe çmime më të ulëta . Si pasojë e kësaj situate Bankers ka rritur gjithashtu edhe furnizimin me naftë të papërpunuar për Albpetrol.

IRTC ka dështuar t’u përgjigjet disa kërkesave të njëpasnjëshme dhe të përsëritura të Bankers për të siguruar volumet për vitin 2018. Operatori i rafinerisë Ballsh nuk ka arritur të përgjigjet dhe të marrë përgjegjësinë për të garantuar përgjegjësinë financiare dhe madje për të pranuar një çmim edhe më të favorshëm se çmimi ndërkombëtar. Bankers si prodhuesi kryesor i naftës së papërpunuar në Shqipëri nuk ka përgjegjësi vetëm të zhvillojë operacionet në fushën e naftës, por edhe detyrimin për të maksimizuar të ardhurat e naftës së saj në dobi të aksionerëve të saj dhe Shtetit Shqiptar si palë kryesore të interesit. Bankers mbetet bashkëpunues për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë”, thuhet në njoftimine shtypit të Bankers.

Deklarata e IRTC sot pasdite:
“Shqetësimi i punonjësve të rafinerise të cilin ata po e shprehin përmes protesës së tyre, është njëherësh edhe shqetësimi ynë me kryesor. Gjithë këtë kohë kemi investuar energji, burime njerëzore dhe financare që të garantojmë një vazhdimësi të punës së rafinerisë që garanton po ashtu të ardhura për punonjësit. Gjatë vitit 2017 rafinerija e Ballshit është fikur 10 herë për shkak të mos furnizimit me nafte bruto. Furnizuesi ynë kryesor, njëherësh dhe furnizuesi i vetëm në treg me naftë bruto nuk na e ka bere kete gje te mundur. Ai preferon të eksportojë naften në tregun e huaj sesa të furnizojë rafinerite vendase. Kjo është arsyeja e vetme pse shoqeria IRTC nuk arrin të operojë Rafinerinë e Ballshit dhe rrjedhimisht të permbushë detyrimet e saj me punonjësit dhe nënkontraktoret e saj. Ne vazhdojme të bëjmë përpjekjet tona maksimale që të normalizojmë këtë situatë për të garantuar furnizimin me naftë bruto, dhe shpresojmë ne mbeshtjejen e autoritetit të konkurencës në trajtimin e kësaj çështje me prioritet absolut. Shoqeria do te ndjeki te gjitha hapat ligjore për të garantuar të drejten e saj dhe dëmshperblimin që i takon per situaten në te cilen ndodhet ajo dhe punonjesit,” ka deklaruar IRTC.

Tags: bankersIRTCmarshimi i punetoreve te ballshit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.