Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nëna e Florencit tregon telefonatën e fundit me të birin: S’na dhanë as celularin, rrobat ia kishin hedhur

25/12/2017
Nëna e Florencit tregon telefonatën e fundit me të birin: S’na dhanë as celularin, rrobat ia kishin hedhur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëna e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj, tregon se djalit të saj i kanë hequr aparaturat që e mbanin në jetë sapo bashkëshorti i saj ka dalë jashtë spitalit për të dhënë intervistë për mediat franceze. Gjithashtu, 42-vjeçari thekson se i biri ka shkuar në spital me shenja dhune, ndërsa përjashton pistën e vetëvrasjes.
“Një djalë kam dhe e di Zoti si e kam rritur. Florenci nuk iku kot, por për një jetesë më të mirë që të bënte pak para sa për të jetuar normalisht. Ata e mbytën, sapo bashkëshorti doli për të dhënë një intervistë jashtë spitalit, duke i hequr tubat e oksigjenit pa lejen dhe pa firmën e tij. Ku e morën lejen doktorët, si mund ta bënin këtë punë? E burgosën, sepse ishte pa dokumentacion dhe për këtë pjesë dakord, por pse s’ma kthyen të gjallë në shtëpi, por e mbytën vetë ata në burg. Edhe spitali pa lejen e bashkëshortit i ka hequr oksigjenin dhe pa firmosur asgjë bashkëshorti im. Sa kanë hequr oksigjenin, djali dha shpirt”, tregon nëna e të ndjerit. “Shkoi djali gjallë për një jetesë më të mirë në Francë. Shikoni se çfarë gjendje të vështirë kemi edhe në shtëpi. Ma lanë të vdiste djali im. E di që nuk e kanë mbajtur në azil, e kanë kapur pa letra, por ta kishin sjellë në Shqipëri dhe jo të bënin atë që bënë, duke e vrarë. Vetë Policia e ka dërguar në spital Florencin në gradë të fundit”, shton ajo.
Nëna e 23-vjeçarit tregon dhe telefonatën e fundit me të, më datë 8 dhjetor, dhe bisedën me një punonjës policie që u tregoi për ngjarjen e rëndë. “Kam folur me numrin e një polici aty brenda në burg. Atëherë nuk kemi folur më. E kemi marrë pas pak ditësh sërish te numri i këtij policit dhe polici u përgjigj vetë dhe tha pa u dridhur fare se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. I thamë si ka vdekur, sepse ishte në dorë të Qeverisë Franceze dhe jo mes të katër rrugëve, por në burg. Polici mbylli telefonin dhe nuk na ktheu asnjë përgjigje”, thotë Laureta.
Motra e Florenc Beqirit, Florenca, tregon se ka komunikuar me dy policë francezë lidhur me ngjarjen, të cilët i kanë dhënë dy versione të ndryshme. “Më 8 dhjetor kam folur unë për herë të fundit. Më tha, motër jam pa dokumente dhe më kanë futur në burg. Për dy-tre ditë do të më kthejnë. Kemi pritur dy ditë, por nuk është bërë i gjallë. Atëherë, më 15 dhjetor e kam marrë sërish te numri i policit që më kishte marrë më 8 dhjetor. Polici tha vetëm kaq, se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. Pastaj, kemi folur edhe frëngjisht me një polic tjetër. Ky polici i dytë tha, se është në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në spital, sepse ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Ajo që kërkojmë, pas gjithë kësaj që ka ndodhur, është që të paktën trupi i Florencit të vijë sa më parë, që të kemi se ku ta qajmë, ashtu siç i kërkojmë shtetit shqiptar që të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje dhe të dimë se përse e vranë Florencin dhe se kush e vrau”, shprehet 25-vjeçarja.

Biseda e fundit e 23-vjeçarit me nënën
Laureta Beqiraj, nëna e 23-vjeçarit që humbi jetën në rrethana të paqarta në Francë, tregon se, në bisedën e fundit me djalin, ai i kishte treguar se do të kthehej brenda 2-3 ditësh.
“Herën e fundit që folëm tha, jam i burgosur dhe pres që pas dy-tre ditësh do të na dërgojnë drejt Shqipërisë. Ju duhet të dini se djali ka shenja dhune. Është i prerë në fyt me tel dhe në mishin e tij, në trup bashkëshorti i ka gjetur copa teli, që do të thotë se e kanë shpuar dhe dhunuar. Edhe pasaportën ia kanë fshehur Florencit, sepse nuk e ka, ndërsa rrobat ia kanë hedhur në banjë dhe aty i ka gjetur bashkëshorti im, dhe telefonin nuk e ka”, shprehet Laureta. Panorama

Tags: Florenc beqirajlaureta beqiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.