Policia e Memaliajt ka gjetur një sasi të konsiderueshme droge në një banesë në fshatin Kalivaç. Në total sasia e sekuestruar e kanabisit shkon në 144 kilogramë dhe bashkë me të është gjetur edhe një armë gjahu pa leje. Thasët me drogë janë gjetur në banesën një 69-vjeçareje, por për arsye shëndetësore policia ka filluar hetimin ndaj saj në gjendje të lirë. Droga ishte e ndarë në 11 thasë plasmasi dhe 2 fuçi plastike.
“Pas marrjes së informacioneve në rrugë policore, në banesën e 69-vjeçares me inicialet D. B., në fshatin Kalivaç, Memaliaj u krye kontroll dhe u gjet një sasi e konsiderueshme droge. Nga kontrolli në shtëpinë e të moshuarës u gjetën 11 thasë plasmasi, 2 fuçi plastike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 144 kilogramë. Gjithashtu policia ka gjetur edhe një armë gjahu pa leje. Pas kësaj, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, për pronaren e shtëpisë, 69-vjeçaren me inicialet D. B., banuese në fshatin Kalivaç, Memaliaj. Pas kësaj, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/