Zbardhen detaje nga krimi në Shkozë, ja emri i djalit që vrau...

Zbardhen detaje nga krimi në Shkozë, ja emri i djalit që vrau babanë me çekiç

201
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Shkoza për veprën penale “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”.  28 vjeçari Selman Alija ka vrarë babain e tij duke e goditur me një çekiç dhe më pas trupin e 74 vjeçarit e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Njoftimi i policisë: Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë,  brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre,  pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç)  disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin  F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve  të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY