Njerku dhe e ëma e dhunuan, vdes 5 vjeçari shqiptar në Francë

Njerku dhe e ëma e dhunuan, vdes 5 vjeçari shqiptar në Francë

56
0
Shares

Një 5 vjeçar është gjetur i pajetë i mbytur në një kanal në Francë. Nëna dhe njerku i tij janë të dyshuar për dhunë dhe janë ndaluar nga policia. Fëmija dyshohet se u nxorr jashtë mesnatën e së dielës a, në formë dënimi pasi kishte urinuar në shtrat. Nga autopsia ka dalë edhe se fëmija kishte dëmtime në kokë dhe trup çka dyshohet se është rrahur barbarisht nga njerku.
Familja e tij nga babai biologjik kanë hapur një faqe me emrin “Yanis, engjëlli ynë” në kujtim të tij, ku kërkojnë edhe donacione për varrimin e djalit. Po kështu aty të njohurit mund të lënë edhe mesazhe ngushëllimi për të voglin që vdiq tragjikisht nga sjellja kafshërore e njerkut  (me gjasa edhe e nënës).
Emilie I. 23 vjeç dhe Julien L. 30 vjeç respektivisht nëna dhe njerku i fëmijës janë personat që do të përgjigjen për vdekjen e të miturit Yanis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY